Krimi, Zoti i Zgjedhjeve, raportues i OSCE-ODHIR

Hënë, 19 August 2024 16:23
 

Nga Basir Çollaku

Zgjedhjet janë aty. Në sky-encro. Rezultati në kokë. Bisedat janë ashiqare. Marrëveshjet gjithashtu. Të fortët nuk janë anonimë. Njihen në çdo qytet.

“..Beqja tani për tani është Zoti në Shkodër..” thonë përgjimet e dosjes “Metamorfoza”, teksa zbardhet biseda mes Pëllumb Gjokës e Behar Bajrit. Investitori strategjik, është koordinatori elektoral. Ai është ndërmjetësi. Qëndron mes Beqes, të dërguarit politik të Edi Ramës dhe Bajrëve, grupit të strukturuar. Ujdisin detajet për hir të fitores së shumicës së.mandateve. Banda nuk e lë Partinë të bëjë mbledhjen pa autorizimin e tyre. Ndahen sinoret. Emërohen drejtues policie, pasi janë nën kontroll e shërbim të krimit. Ard Veliu merr porositë. Firmos sipas kërkesës. Për poste delikate duhet Engjëll Agaçi, thonë palët e përgjuara. Pra duhet ta dijë Ai, Rama. Po Taulant Balla me Suel Çelën në Elbasan?! Përse dosja dremit?! Çfarë ka nëpër përgjime?!

Po dy dosje të rënda për Durrësin përse i ka zënë pluhuri?! Përse kursehen emra politikanësh e qeveritarësh?!

Po në Lezhë, Vlorë, Dibër, Korçë?! 

Ku janë Ulsiu, Gjiknuri, Klosi?!

Financat !

Lojërat e fatit baste e kazino në të.zezë shkojnë fjollë. Në të gjithë qarqet. Menaxhohen nga grupet kriminale. Me leje e dijeni të gjithë agjencive. Heshtin. Nuk kanë leje për të.goditur askënd. Vetëm nëse del nga rreshti e bëhet me kundërshtarin politik. Kujdes se na bëhen me PD. Masat merren rreptësisht. Nuk u shpëton asnjë detaj. Nuk i lënë dorë rastësisë. Ndërtimet vlojnë kudo. Paratë e drogës rrjedhin në çdo metër katror. Nuk rrëshket bosh asnjë tender lokal apo qendror pyet Bordi elektoral Mafie-Parti. Rasti Oltion Bistro ish-shef i operacionales pjesë e kësaj guzhine është në qeli. Bëri në dy vite afro 4 milionë euro pasuri. Po eprorët në Policinë e Shtetit Po prokurorët e gjyqtarët e përfshirë? Taksat e dosjeve të tënda anë 500 mijë euro. Kalimi i vetingut po aq. Dyfish në shkallën e dytë. Rrethi punon si sahat. Akrepat janë kurdisur në Tiranë nga shefi i qeverisë.

2025

Dosjet e njohura u shpartalluan. 184 dhe 339, me përgjime treguan skemën e Edi Ramës. Metamorfoza, Revanshi, ardhur nga Franca, Holanda, Belgjika, e thelluan keqes. As 10 përqind e materialeve të ardhura nuk janë prekur me dorë nga Prokuroria. Me rritjen e fuqisë së Mafias, është rritur forca fituese në mandate e Edi Ramës. Si në Parlament ashtu edhe në qeveritë vendore. Nën këto shifra parashikimi projekt për 2025 është rritja e krimit të organizuar afro 50 përqind, përkthyer në rritje 30 përqind më tepër mandatesh. Kjo me garanci mosndëshkueshmërinë e krimit elektoral nga Struktura e Posaçme. Numrat shkojnë në favor të ortakut, qeverisë. Premtimi për platformë nga SPAK në janar 2025 është komedi dhe paligjshmëri. Në këtë hartë ngjarjes edhe raportet e OSCE-ODHIR më mirë jepjuani bandave. Ata janë kërkuesit e kushteve zgjedhore. Rama u plotëson dëshirat. Një për një. Ata i zbatojnë. Si punësimet sezonale, shpenzime buxhetore, legalizime, asfaltet elektorale, reklamat. Çdo gjë. Përfundimet janë thuajse gati. Njëlloj me raportet tuaja. Ndërkombëtarisht ju të dashur sehirxhinj të huaj e dini këtë gjë..

Modifikuar më Hënë, 19 August 2024 16:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...