Meta: Hetim parlamentar për mbetjet toksike

Saturday, 24 August 2024 19:57
 

Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me transportin e mbetjeve toksike nga vendi ynë drejt Tajlandës. Në një konferencë, Meta u shpreh se ky është një skandal që ka ndodhur që në kohën kur ai ka qenë kryetar Parlamenti.

Meta tha se në atë kohë strukturat e shtetit i fshinë gjurmët në një kohë rekord. Sipas Metës, tashmë në këtë skandal janë përfshirë disa kontinente dhe ky skandal është denoncuar nga organizatat e mbrojtjes së mjedisit, por edhe nga mediat prestigjioze.

“Nuk ka më dyshime, ku është një skandal që ka plasur që kur kam qenë kryetar parlamenti. Për fat të keq të gjitha strukturat shtetërore i fshinë gjurmët në një kohë rekord. Ky tranzit kishte ndodhur nga Italia në Shqipëri dhe në drejtim të Maqedonisë. Tani skandali ka plasur në përmasa globale, sepse bëhet fjalë për përfshirjen e disa kontinenteve.

Organizatat për mjedisin e kanë denoncuar, mediat prestigjioze e kanë denoncuar. Kemi të bëjmë me një qeveri mafioze për të cilin interesi i vendit nuk ekziston”, tha Ilir Meta.

Ilir Meta ishte në një zë me Partinë Demokratike, kur tha se i ka kërkuar deputetëve të PL që të nxisin një hetim parlamentar. 

“E kemi bërë të qartë, ne i kemi kërkuar deputetëve tanë të kërkojnë dhe nxisin një hetim parlamentar, aq më mirë që opozita të bashkohet në një çështje që është interes kombëtar. Përgjegjësi kryesor për këtë aferë mafioze është Edi Rama, i cili ka kapur për fyti edhe drejtësinë që nuk reagon”, u shpreh nder te tjera Ilir Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...