Balliu: Me akuzen ndaj Berishes, SPAK shpalli kapitullimin moral dhe juridik te tij!

E mërkurë, 11 September 2024 15:05

Nga Klevis Balliu:


Me akuzen ndaj Berishes, SPAK shpalli kapitullimin moral dhe juridik te tij!

Duke jetuar kohën dhe ditët ku korrupsioni qeveritar është në nivelet asgjesuese të shoqërisë shqiptare, kur sheh dhe prek se si Ministri i Brëndshëm Tahiri, pronar me gjithë kryeministrin i fermës më të madhe te kanabisit në botë,kur u kap me presh në dorë si trafikant u akuzua vetëm për shpërdorim detyre.

Kur sheh që Kryetari i Bashkisë të Tiranës record man botëror i vjedhjes së fondeve publike 100% ,dhe zot i aferër tronditëse të inceratorve pa incerator dhe nuk ka ende akuzë.

Kur sheh që Ministri i Shëndetësisë, komandant i një regjimenti vrastar të parave publike me kater koncesionet e shendetësisë plot 500 milion euro dhe ka akuze për shpërdorim detyre.

Kur fondet mijra milionëshe të Europës për bujqësinë vidhen nga ministria Krifca që strehoet sot në kryeministri dhe SPAK nuk ka akuzë.
Kur auditi i BEse e ka precize akuzën.

Kur sheh që Edi Rama e ka lëshuar tërë qeverinë dhe ingranazhin shtetëror të kullosë në para publike, befas SPAK bën një hap galopant drejt gremisjes së drejtesisë në xhepin e Edi Rames.
Akuzon për korrupsion Sali Berishën pa asnje firmë pa asnjë monedhë.
Dhe si për ta berë zezonë historike këtë krim të SPAK, presidenti Berisha akuzohet me gjithë dhëndrin.
Është absolutisht një kriter dhe logjikë Enveriste e goditjes raciste për të vetmin fakt se janë kundershtarë të rrezikshëm të regjimit.

Në shpirtin dhe memorien e secilit shqiptar, pavarsisht nga bindjet, kjo ngjarje e sotme nuk është këmbanë alarmi, është fakt historik I vendosjes totale të fashizmit dhe fashishtizimit të shtetit.

Modifikuar më E Enjte, 12 September 2024 14:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...