Standardet e dyfishta të Erdoganit me “Shtetin Islamik”

Premte, 04 May 2018 19:25

Gremisja e Shtetit Islamik, rreth katër vite pas harlisjes së tij, ishte rezultat i një fushatë të egër ushtarake të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo nuk e ka ndaluar Ministrinë e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu që të shkruajë një artikull për Foriegn Policy në të cilën pretendon se ishte meritë e aksioneve të Turqisë në veriun e Sirisë që çoi në gremisjen e grupit terrorist duke i hapur rrugë paqes së qëndrueshme.

Çka nuk neglizhoi së përmenduri është se qenë veprimet e Turqisë, ndoshta edhe mosveprimet, që ushqyen ngritjen e Shtetit Islamik. Dy nga faktorët kryesorë që çuan në forcimin e Shtetit Islamik janë lufta civile siriane dhe qeveria e ish-kryeministrit irakian, Nouri al-Maliki përmes përndjekjeve që u bënte sunitëve arabë në Irak. Por, një tjetër pjesë e rëndësishme e kësaj historie është neglizhenca e shfaqur nga shteti turk.

Duke filluar qysh në fundin e 2013 dhe fillimin e 2014, qytetet kufitar turke u shndërruan në qendrat kryesore të logjistikës për ushtarët e huaj që hynë në Siri për t’u bashkuar me shtetin islamik dhe grupet e tjera rebele. Të gjitha këta mercenarë nga i gjithë globi ndaluan në Turqi e më pas udhëtuan drejt Irakut dhe Sirisë, duke formuar kështu shtyllën dhe forcën vrastare të shtetit islamik. Vetëm në 2013, rreth 30, 000 militantë kaluan përmes tokës turke, duke krijuar atë që u quajt “autostrada e xhihadit”. Kështu, Turqia u shndërrua në kanalin përcjellës për luftëtarët që u bashkuan me Shtetin Islamik. Në gusht 2015, Turqia i shtrëngoi kufijtë e saj dhe pranoi të angazhohej në misione ushtarake si pjese e Operacionit Inherent Resolve, por deri në atë kohë, kontingjente të tëra me ushtarë të huaj kishin mbërritur në Irak dhe Siri.

Ka shumë shembuj të mbështetjes pasive të Turqisë për terroristët e Shtetit Islamik, përfshirë trajtimin falas të këtyre terroristëve në spitalet e juglindjes së Turqisë. Njëri syresh ishte një nga zëvendësit e vetë të ashtuquajturit Kalif, Abu Bakr al Bagdadi, Ahmet El-h, i cili u trajtua në një spital privat në Sanliurfa në gusht 2014.

Po ashtu, ka pasur raporte të shumta të zyrtarëve turq se dhëndri i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, ishte përfshirë në blerjen e naftës nga Shteti Islamik që sigurisht mbushën arkat e terroristëve dhe kontribuan në jetëgjatësinë e grupit terrorist. Megjithatë, kontrabandimi i naftës së Shtetit Islamik shitej në mënyrë sistematike përgjatë kufirit turk, në vitet 2014 dhe 2015. Me rëndësi për tu theksuar nga raportimet është se Erdogani ka sinjalizuar dhënien e pëlqimit për trupat turke që të përfshijnë në listën e mbështetësve kundër kurdëve edhe ish-militantët e Shtetit Islamik. . Sipas organizatës Conflikt Armanament Research, Turqia është nyja e rëndësishme në prodhimin e mjeteve eksplozive nga Shteti Islamik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkëpunojnë me kurdët në Siri për shkak se ata janë luftëtarë efektivë në fushëbeteja dhe përfaqësojnë aktorin e vetëm joshtetëror që mund të godasin Shtetin Islamik. Në kontrast, qeveria turke ka treguar dyfytyrësi në objektivat e saj, duke mbështetur, në dukje, koalicionin anti-Shtet Islamik ndërkohë që njëkohësisht ka minuar këtë koalicion.

(Marrë nga “Foreign Policy” me shkurtime)

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 19:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...