×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Shenjtorët e lirisë

Diel, 06 May 2018 13:33

Nga Azgan HAKLAJ

 Me datë 6 maj të vitit 1405 lindi Prijësi ynë i lirisë, Heroi ynë Kombëtar e strategu legjendar i shqiptarisë. I mbuluar me lavdi të përbotshme që në të gjallë të tij dhe në shekujt që e pasuan. I brohoritur si kampion i lirisë së tokës së shqiponjave dhe Europës. Kalorësi ynë i madh i pavdekshëm lindi pikërisht në ditën e Shën Gjergjit, Shenjtit, i cili edhe sot e kësaj dite përkujtohet e adhurohet në të gjithë Botën dhe nga shqiptarët pa dallim besimi.

Miti i Shen Gjergjit është mit mijra-vjeçarë që ekziston në shumë mitologji dhe shumë fe në të gjithë botën.

Miti i lashtë grek për çlirimin e Andromedës nga Perseu.

Apolloni që vret Gjarpërin.

Miti i Zigrifit në Mitologjinë Gjermane etj.

Shën Gjergji ishte komandant i legjioneve romake, i cili u martirizua për shkak së nuk pranoi zbatimin e urdhrave të Perandorit Dioklician për masakrimin e krishterëve.

U ekzekutue duke ia bërë trupin copa- copa me dt 23 prill të vitit 303 që me Kalendarin Juljonian është data  6 maj.

Në ikonat dhe tabllotë kishtare dhe ato të Rilindjes paraqitet hipur mbi kalë, e teksa me heshtën e tij ka vrarë e shtrirë për tokë kuçedrën.

Kjo pamje e fiksuar në memorien e Botës i shkon për shtat më së miri Gjergjit tonë të madh dhe epopesë së tij të lavdishme 25 vjeçare.

Në radhë të parë sepse ai burrë vigan e shpartalloj për një çerek shekulli kuçedrën e Azisë, Perandorinë Turke në fushat dhe malet e Arbërisë, në portat e kalave e në kampet e tyre të dislokimit të ushtrive pushtuese.

Babai i Kombit, strateg gjenial e vizionarë i formatit profetik.

Nacionalist dhe Europianist i paarritshëm dhe i pakrahasueshëm.

Heroi ynë Kombëtar është interpreti i genit Pellazgo-Iliro-Arbërorë, emblema më e shndritshme e historisë dhe burim i përjetshëm i krenarisë kombëtare.

Në një shkrim tjetër e kam quajtur Moisiu ynë.

Një epitet plotësisht i merituar për heroin që e nxori popullin e tij nga skllavëria turke dhe e orientoi në kohërat më të errta të historisë drejt Europës Perëndimore e civilizimit të saj të shndritshëm e human.

Në planin kombëtarë është ideatori e konstruktori i bashkimit shpirtëror të Kombit tonë, projekt të cilin e realizoi në Besëlidhjen e famshme të princave shqiptarë në Lezhë me 2 Mars 1444.

Në aspektin shtetformues ai krijoi në zjarrin e betejave Shtetin e Përqendruar Arbëresh, Shtetin e parë Kombëtar, i cili me administratën, diplomacinë, ushtrinë e tij ia doli me sukses të triumfonte ndaj Perandorisë më të madhe të mesjetës të asaj Otomne

Për 25 vite ka zhvilluar 30 beteja dhe ka fituar 29.

Gjergj Kastrioti kishte fituar admirimin e Europës Kristiane por shpresat se do ta përkrahnin u shuan shpejt.

Platforma për Aleancën e Europës Kristiane nuk u jetësua kurrë.

I vetmuar përballë perandorisë më të egër të kohës e gjeti forcën tek populli i tij.

Figura shumë dimensionale e Heroit Shqiptar, megjithëse e studiuar prej gati 600 vjetësh nga historianë, kronikanë, studiues të artit ushtarak e kalorës fisnikë, është minierë xhevahirësh që nuk shteron kurrë.

Për figurën e Skënderbeut janë shkruar  600 libra në Botë, romane, libra historikë, legjenda duke e ngritur në piedestal.

Po veçoj disa prej tyre:

Poeti francez i shekullit të16-të Ronsard i kushtoi një poemë

Ai është personazh i operës së Antonio Vivaldit.

Rembrandi ka bërë pikturë portretin e tij.

Në Gjuhën Shqipe kanë shkruar për të

Jorenim De Rada, Fan Noli, Sabri Godo, Kristo. Frashëri.

Biografët e tij e Marlin Barleti dhe Frang Bardhi e paraqesin Prelatin e tyre madhështorë vigan si heronjtë e antikitetit, me trup atleti, një Perëndi lufte në betejë por njëherësh një njeri fisnik, xhentelmenë e i mëshirshëm me armiqtë e mundur.

Frang Bardhi në Apollogjinë për Skënderbeun citon shkrimtarin dalmat të shekulli të 15-të Gjon Jakovi Recini të veprës së tij "Betejë e Skënderbeut me Herkulin."

Heroi ynë mundi në duele dhe kapi robër komandantët turq, shtabet e tyre dhe i trajtoi me fisnikëri duke merituar si asnjë gjeneral tjetër në histori mirënjohjen e respektin e armikut.

Kodi i tij fisnik i sjelljes njësoj si i Aleksandrit Madh apo Pirros së Epirit është testamenti më i shenjtë që ai u la prijësave e kapedanëve të lirisë shqiptare dhe ata e zbatuan me besnikëri në të gjitha betejat e mëdha për liri që nga koha e Lekë Dukagjini, Lidhja Shqiptare e Prizrenit që këtë vit ka 140 vjetorin e deri tek prijësit e lirisë Adem Jashari e Ramush Haradinaj.

Europës së qytetëruar e humane ju deshën 500 vjet për të arritur standartin që vendosi Gjergj Kastrioti:

Heqjen e dënimit me vdekje.

Bashkohësi e biografi i tij Dhimitër Frangu në librin e tij veprat e lavdishme të Skënderbeut shkruan se në shtetin e tij nuk ekzistonte denimi me vdekje.

Falja që i bëri xheneralit Moisi Golemi, që u arratis dhe erdhi në Dibër në krye të ushtrisë së Sulltan Mehmetit tregoi se prapa staturës madhështore të luftëtarit të pamposhtur Gjergj Kastrioti fshihet një shpirt i mëshirshëm e filantrop, ai i shenjtorit nga i cili mori emrin.

Fama e përbotshme nuk arriti kurrë ti bënte hije modestisë së tij, përkushtimit, dashurisë sublime ndaj ushtarëve.

Ju hoqi taksat të varfërve.

Strehoi e ushqeu me dashuri fëmijët, pleqtë, prindërit e të rënëve në luftë.

Mbajti me fondet e shtetit kishat e manastiret dhe pagoi nga arka e shtetit martesat e vajzave jetime.

Refugjatët e ikur nga tmerri i luftës, serbë, bullgarë, maqedonas e grekë i priti, i strehoi e ushqeu duke materializuar sentencën hyjnore të Kanunit të Lekës "shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit."

Për nder të veprës së tij i kanë ngritur buste e shtatore në Krujë, Tiranë, Prishtinë, Shkup, Dibër e Madhe, Peshkopi, Londër, Spanjë, Kanada, Buones Aires.

Emrin e tij e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytet e Botës, Tirana, Prishtina, Shkupi, Zyrihu, Parisi, Roma, Çikago.

Kuvendet e mëdha të lirisë të shekullit të 16-të i Dukagjinit dhe Kuçit.

Kuvendi i Arbërit i shekullit të 17-të.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit që këtë vit shënon 140 vjetorin.

Lidhja e Pejës" Me besa besë".

Kuvendi i Junikut që hartoi platformën e luftës çlirimtare të Kryengritjes së Përgjithshme Kombëtare të vitit 1912, që u finalizua me shpalljen e pavarsisë në Vlorën e Ismail Qemalit.

UÇK- ja e lavdishme që çliroi Kosovën.

Janë frymëzuar nga trashëgimia, epopeja, jeta dhe vepra e Gjergj Kastriotit ( Skënderbeut).

Në Jubileun e 550 vjetorit të kalimit të tij në amshim kujtesa jonë historike, krenaria kombëtare dhe projekti i tij gjenial për të ardhmen shkëlqejnë si meteor.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar është fatlum dhe i privilegjuar të organizojë aktivitetet e tij në të gjitha trevat e Kombit Shqiptar në siglën e vitit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit, të viganit që na dha qëndresën e paepur, Flamurin Kuqezi dhe Kastriotizmin si filozofi e ideologji.

Ka dy ditë që ka filluar në Deçanin legjendarë festivali kombëtar" Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen" kushtuar, korifejve, patriarkëve të Rapsodisë Shqiptare Dervish Shaqja dhe Demush Neziri që i kënduan një gjysëm shekulli Kombit Shqiptar.

Rapsodia e tyre është eshkë e ndezur mbi Shkëlzenin madhështorë ku flenë orët e zanat e malit, rrëzë të cilit në fshatin Mejdan u ndeshën Muji dhe Halili me krajlitë serbe, Gjergj Elez Alia me Bajlozët e detit.

Kënga e Dervish Shaqes:

" Moj Shqipni mos thuj mbarova

Se djemtë tu hala janë gjallë

Në kambë është çue rreptë Kosova

E ban luftën ballë për ballë"

ka ushtuar deri në kupë të qiellit në fushëbetejat e luftëtarëve të UÇK me kuçedrën serbe, makinerinë ushtarako - policore të Çengis Khanit të Ballkanit Sllobodan Millosheviçit.

Ata dilnin në fushë betejë me betimin solemn:

" Për Kosovën jap dy jetë

Vdekjen time e vras vetë

Shqip kur flet gur e lis

E çan qiellin përmjedis".

Me dt 6 maj, nata e tretë e festivalit përkon me Shën Gjergjin, ditëlindjen e Gjergj Kastriotit ( Skënderbeut), 21 vjetorin e renies heroike të Luan Haradinajt në kufirin Mes shqiptarëve në Vlahën të Hasit.

Me dt 6 maj të vitit 1997 Luan Haradinaj së bashku me Ramushin, Fehmi e Xhevë Lledrovcin, Iliaz Kodrën, Ali Ahmetin, Ramiz Lladrovcin, Abedin Rexhën, Selim Krasniqin, Emrush Xhemalin, Refat Ramën, Gani Ramën etj ishin nisur në rrugë për të kaluar kufirin, në fshatin Vlahën të Hasit në drejtim të Kuzhinit.

Atë ditë forcat policoro- ushtarake serbe kishin zenë pusi.

I pari bie në pritë Luani që u printe luftëtarëve të lirisë.

Plagoset Ramushi, Refat Rama dhe Fehmi Lladrovci.

Zhvillohen luftime të përgjakshme.

Forcat okupatore godasin me armë të rënda të artilerisë me qëllim asgjesimin e të gjithë luftëtarëve shqiptarë.

Pas përpjekjeve të shumta dhe kundërsulmit të luftëtarëve të lirisë Ramush Haradinaj i afrohet trupit të vëllait, e sheh të shtrirë dhe me plagë në ballë dhe konstaton se Luani kishte renë.

Nën breshërinë e pandalshme të plumbave dhe granatave Ramushi e tërheq trupin e Luanit dhe pasi e mbartin mbi supe per 4-5 orë e varrosin në Vlahën të Hasit deri sa me 24 gusht të vitit 1999 e rivarrosin në Gllogjan për tu prehur përgjithmonë.

Luani ra tek guri i kufirit.

Trupi i tij pushoj në kufirin e vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve, por vepra e tij mbeti e pavdekshme, për tu përjetësuar në këngë.

Shaqiri Carvadiku na sjell vargjet lapidare me zërin e tij brilant:

"Te ai gur i mallkuar që na vuni hasmi në mes

Pushoi trupi i Luanit porse vepra e tij nuk vdes

Pyesin zanat per Luanin kush e rriti kët shtat lis

Që shëndrit si rrezja e diellit plaga në ball sa hije i kish.

Në Gllogjan pat lind Luani për liri e rriti nana

Amanet t'ia ruani pushkën po ua la ju moj zana".

Shumë bukur e ka gdhendur rapsodi Bexhet Korpuzi veprën e Luanit:

"Me ua shtue shokëve barutin

Si shqiponjë malet kalonte

Ballë për ballë me hordhitë serbe

Pushka e tij sa mirë këndonte

Kur i shpove pritat kush të bani za

A të çoi Mic Sokoli pë Kosovë me ra

A të çoj Mic Sokoli Zmajl Hyseni vetë

Që në brigje të Shtimjes ranë tash 100 vjet

A folen me malet nga kjo fushë Kosove

Ma ta ruejt ty vorrin me një gur Tropoje."

Deçani legjendar për tre ditë e net u kthye në kryeqytet i historisë i kulturës kombëtare.

Ky edicion është i veçantë sepse përkonte me Vitin Jubile të Gjergj Kastriotit, 20 vjetorin e Epopesë së Jasharajve dhe Haradinajve, 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, 21 vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...