Redaksionale
Që kur u emërua në detyrë, e përkohshmja e Përgjithshme, Arta Marku, është shquar vetëm për rekorde negative.
Që në fillim të detyrës ajo e nisi me shkarkime gjyqtarësh e prokurorësh, lirim të dënuarish që kishin vepra të rënda kriminale, me vasalitet politik total në shërbim të Edi Ramës dhe si të mos mjaftonin gjithë këto, edhe me grabitje në organet e hetimit...
Pas vjedhjes së postës sekrete të Prokurorisë, vetëm pak ditë më parë në qytetin e Durrësit, sot erdhi edhe goditja e radhës, ku u thyen dhe u grabitën zyrat e disa prokurorëve të rëndësishëm, bashkë me materialet e tyre hetimore.
Por edhe në këtë rast, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Marku, hesht...(të paktën deri tani)
Marku jo vetëm që nuk ka marrë masa për të gjetur përgjegjësit për këto ngjarje të turpshme, por duket se vijon të hesht dhe të lërë në qetësi grupet kriminale të cilët nën bekimin edhe të Qeverisë “Rama”, kanë dorë të lirë tashmë në të gjithë institucionet shtetërore, përfshi këtu edhe Prokurorinë.
Ky i fundit ishte i vetmi institucion që vetëm pak kohë më parë ishte i pavarur dhe larg ndikimit politik, por me ardhjen e të Përkohshmes të Përgjithshme, Marku, edhe ky institucion garant për drejtësinë në Shqipëri, u kthye si një prej drejtorive në vartësi të Kryeministrisë.
Por si me që Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, nuk përbën asnjë rëndësi dhe as një lajm për shkak të apatisë së saj, atëherë mbetet vetëm që të urojmë që ta grabisin edhe atë...
Vetëm kështu do të përbëjë objekt lajmi për mediat dhe opinionin publik, e Përkohshmja e Përgjithshme, Arta Marku./55news.al/