Çfarë fshihet pas deklaratës së Zuckerberg-ut për Maqedoninë?

E Enjte, 24 May 2018 18:52

Maqedonia zë vendin e parë për portale të rreme e po ashtu për fake news-e, lajme të rreme. Kjo është bërë e ditur nga vetë Krijuesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, i cili veçoi Maqedoninë si vatrën kryesore të fake news-eve. “Kompania jonë nuk ka qenë e gatshme për t’iu bërë ballë operacioneve të dezinformimit. Facebooku tanimë i ka mbyllur një mori faqesh që publikojnë lajme të rreme. Këtu dëshiroj ta veçoj Maqedoninë si një shtet prej ku më së shpeshti po publikohen dhe po përhapen lajme të rreme”, ka thënë Mark Zuckerberg para Parlamentit Evropian.

Por, fatkeqësisht këtë deklaratë e ka marrë ajo rrjedhja e hallakatur e portaleve, duke mos dalluar se lideri i botës virtuale të njerëzimit të quajtur Facebook, dha një informacion që përkthehet në dy mesazhe të rëndësishme. Së pari konfirmon një të vërtetë të karakterit të shtetit të Maqedonisë dhe së dyti, u jep shpjegim shumë ngjarjeve politike, si brenda Shqipërisë dhe rajonit.  

Mjafton një shëtitje në Shkup për të kuptuar se Maqedonia është një stacion i shumë agjenturave, veçanërisht atyre  serbo-ruse dhe turke. Nëse e analizojmë në këtë kontekst, pra Maqedonia si vatër e fakeneës-eve, rezulton se këto të fundit s’janë gjë tjetër veçse një indikator i intensifikimit të aktivitetit putinist dhe erdoganist në rajon. Në planin gjeopolitik, bash aty, janë eksportuar shumë fake news- e  janë përkthyer edhe në anglisht, për të sulmuar vet Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Po sulmi ndaj Donald Trump me fake news-e  nuk është veçse një sulm ndaj prezencës së Perëndimit në Ballkan. Këto sulme, janë sponsorizuar edhe nga qarku i konsoliduar i Sorosit në Maqedoni, që gjen mbështetje edhe në degën e saj në Shqipëri, që në  rastin tonë përfaqësohet nga një qeveri, e jo OJQ si gjetkë.

Po, ashtu, nga cirilikja, turqishtja dhe arabishtja janë përkthyer një konglomerat lajmesh që kanë vënë nën përgojim figura kombëtare si Skënderbeu dhe Nënë Tereza, në tentativën për të ndërhyrë në gjenetikën europianiste të shqiptarëve. Po ashtu, si në Shqipëri dhe në Kosovë, përmes këtyre fake news-eve janë infiltruar në vendin tonë konflikte të shumta nga Turqia dhe Lindja e Mesme, që kanë trazuar tolerancë fetare të shqiptarëve.

Erdogani, i cili po çmonton laicizmin e Ataturkut nga Turqia, e sheh ende Ballkanin si Rumeli dhe Maqedoninë si një mejdan ballkanik ku dora anadollake mund të zgjatet edhe në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Serbi dhe Bullgari. Në mjaft portale të Maqedonisë në gjuhën shqipe dallohet sinkronizimi serbo-turk për të nxitur një fanatizëm anadollak islamik me qëllim shtimin e  atij kontingjenti që lëshon postime në portale për të protestuar me banderola jeshile të Hamasit e Hezbollahut, gjoja në mbështetje për popullin palestinez. Këta “shqiptarë” që nuk protestojnë për dhunën serbe që u bëhet shqiptarëve të Mitrovicës në Kosovë dalin e protestojnë për një kauzë që Zoti e ka ndarë me shkretëtirë e me një det të tërë. Kësisoj, i gjithë ky makinacion synon të luftojë e të zëvendësojë euro-islamin tradicional shqiptar me një ekstremizëm fetare që kërkon vëllazërim me turqit e arabët, sesa me shqiptarët e Mitrovicës.

Në këtë prizëm, deklaratat e kreut të Facebookut para Parlamentit Europian dhe përkujdesja e tij për ta veçuar Maqedoninë si vatrën e fakenews-eve dëshmon se bota shqiptare, pra shtylla kurrizore evropiane e Ballkanit ka nevojë për një tjetër qasje nga Brukseli, i cili fatkeqësisht ndodhet në momentin më anti-europianist të historisë së tij.

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 20:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...