Fakte shembullore kundër hirit të incerenatorëve

Premte, 25 May 2018 09:01

Nga Lealba Pelinku

Me “A ju kujtohet Sharra e maleve me plehra e zjarre...?!” kryetepsixhiu nisi sot kryerrenën më të pacipë lidhur me aferën mafioze të inceneratoreve. Sigurisht që na kujtohet, na kujtohet dhe Ardit Gjoklaj sa herë përmendet Sharra.
“Dhe gjykojini vetë lumenjtë e baltës së shpifjeve e të akuzave, që vazhdojnë kundër nismave tona në këtë drejtim ku për çerekshekuli nuk u bë asgjë!”, vijoi me bajatizëm sulmin ndaj kujt ia përplas faktet ballit. S’na tha veç se ku qëndronte balta e shpifja. Faktet lidhur me inceneratorët janë të pakundershtueshëm dhe ai e di mire këtë.
“Kjo që shihni është një video e projektit, që tanimë po realizohet në Sharrë dhe jo thjesht një projekt në kompjuter” zgërdhihet skizofrenikisht. S’na tha z. kryeministër përse për këtë projekt 128 mln euro, harroi ta shpallte si tender ndërkombetar. E botoi vetëm 16 ditë para hapjes së ofertave, për “me ka çu nëna me lag gojën”, lagie goje me ca mijëra euro.
Projektin që na paraqet sot kryeministri, jo thjesht si projekt në kompiuter, do ta kishte bërë shumë herë më të mirë e më të lire kushdo firmë tjetër që operon në këtë fushë e ndryshme nga kompania e Zotos dhe kompanite fantazëm, pjesë e kësaj skeme mafioze. Por Rama as nuk i njoftoi, sic ligji e detyron, dhe tani, çfarë paraqet Zoto, na qënka më e mira e të mirave.
Ramës, së pari i duhet të shpjegojë një seri të gjatë çështjesh lidhur me megaskandalin e inceneratorëve:
Përse nuk u morën parasysh rezervat që kanë shprehur ministri i drejtësisë, marrëdhënieve me publikun në lidhje me projektvendimin e KM?.
Çfarë kontratë të ngjashme, ndërtim-operim inceneratori, ka kryer Klodian Zoto dhe firmat e tjera, që fshihen nën guackën e një shoqërie me një të punësuar?.
Rama të shpjegojë sesi kompania e Zotos doli fituese, me dokumenta që janë paraqitur muaj pasi është lidhur kontrata.
Kjo për sa ka të bëjë me inceneratorin e Tiranës, sepse ai Elbasanit dhe Fierit, gjithnjë të Zotos e kanë edhe më të zezë e të gjatë listën e paligjshmërive.
Të shpjegojë Rama përse nuk bëri garë për koncesionin e Elbasanit. “Kishte emergjencë”, tha Gjiknuri. Përtej faktit që në ligjin e koncesionit, nocioni i emergjencës nuk njihet, a mund të na thonë sesi është e mundur që situata e mbetjeve të kthehet emergjente në një ditë a nje muaj?!.
A mund të na thotë Rama për cilën meritë të veçantë kompania e Elbasanit na propozonka të bëjë ajo trajtimin me djegie të mbetjeve, kur ka vetem 2 muaj jetë si shoqeri dhe zero përvojë në ate fushë?.
A mund të na thotë Rama se kush do t’i incenerojë mbetjet në Fier, sepse as kompania e Zotos dhe as kompania tjetër shqiptare, që bleu kuotat për një grusht lekësh, pak dite pasi u lidh kontrata, nuk kanë asnjë përvojë në këtë punë?.
A mund të na thotë Rama se mbi cilin studim të vendndodhjes do të bëhet inceneratori i Fierit, sepse vendndodhja e spostuar me VKM (Verri), nuk është ajo për të cilën është lidhur kontrata dhe për të cilën studimi u kualifikua?.
A mund të na thotë Rama kush do t’ia kthejë shtetit 11 miliard lekë të dhëna deri tani Zotos, nëse ai, nuk do ta ndërtojë dhe verë në punë inceneratorin e Fierit, siç rezulton deri më sot?!

A mund të na thotë Rama se si është e mundur që propozohen pa kërkesë tre inceneratore dhe tek të tre del emri i Zotos?! Në gjithë rruzullin i ra flaka kompanive me vite përvojë e kapacitete gjigande në këtë fushë e u dashka ta fitonka Zoto, me përvojë në fushën e IT dhe vjedhjes së impulseve?!.
“Ju ftoj të gjithëve të mos dëgjoni zhurmën e kënetave politike e mediatike ku gëlojnë njëmijë e një të zezat kundër këtyre projekteve kaq të dobishme për mjedisin e shëndetin, po thjesht t’u besoni syve tuaj dhe fakteve kokëforta të dobisë së jashtëzakonshme të këtyre nismave” e mbyll rrenën kryetepsixhiu, por nuk sqaroi se fakte kokëforta nuk janë projektet në kompiuter që na shpalos, por dokumentet zyrtare, disa të aksesueshëm plotesisht nga publiku e disa të leshuara me mangesi e duke iu dridhur dora nga Damiani i tij.

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 13:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...