Protesta shembullore, dhuna e pushtetit dhe pse unë sot jam Bledi Kasmi

Saturday, 26 May 2018 17:59

Nga Mina HYSA

Protesta e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare ditën e sotme ishte madhështore dhe fantastike. Qytetarët në kohë rekord i përgjigjen gjithnjë thirrjes për të protestuar kundër kësaj qeverie e cila është e korruptuar dhe lidhur këmbë e krye me krimin. Kjo ndodhi edhe sot teksa numri i madh i qytetarëve ishte derdhur lumë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbështetje të kauzës së PD dhe opozitës për një qeveri të palidhur me krimin dhe kjo më së pakti ka nevojë për një ministër të Brendshëm të pakapur nga klanet kriminale që drejtojnë qeverinë e Edi Ramës. Që prej ardhjes në pushtet të Rilindjes, krimi ka komanduar, ku Rama dhe ministrat e tij kukulla nuk kanë qenë gjë tjetër veçse të komanduar prej tij. Të hysh të numërosh fakte duhen faqe të tëra Word, por mjafton të përmendësh faktin që të dy ministrat e Brendshëm të Rilindjes prej ardhjes në pushtet në vitin 2013 kanë histori me krimin direkt apo indirekt.  Kemi një ish-ministër të Brendshëm në “Arrest  Shtëpie” masë kjo e zbutur pas një investimi dhe përplasje të fortë mes Ramës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku nuk donin të jepnin imunitetin e Saimir Tahirit, derisa bënë presion partnerët, si dhe një ministër të Brendshëm në detyrë i cili sapo dorëzoi në Itali për të vuajtur dënimin të vëllain, të dënuar për trafik droge. Arrogancë kanë treguar dhe ish anëtar dhe anëtar të kabinetit Rama, por sot po flasim vetëm për dy ish-ministrat e Brendshëm!.
Kaq mjafton që në një shtet demokratik të kishin ikur jo vetëm ministrat, por dhe qeveria të binte dhe qytetarët të shkonin në zgjedhje për të pasur mundësinë të zgjidhnin sërish.
E ndërsa në Britani të Madhe ministri shkon dy minuta me vonesë në Dhomën e Lordëve dhe për këtë pohon se do të jap dorëheqjen, në Shqipëri Rilindasit edhe sikur të vrasin me duart e tyre nuk ikin nga karriget dhe ofiqet që iu jep pushteti. Nuk ka rëndësi nuk duan apo nuk i lë krimi të ikin, e rëndësishme është që ministrat e Ramës, kryeministri dhe mazhoranca tregojnë arrogancë përballë shqiptarëve.
Opozita thirri sot në shesh shqiptarët dhe tregoi një kulturë proteste mbresëlënëse, apeloi në mënyrë krejt demokratike që të ik ministri Brendshëm duke u gjendur përballë dhunës së pushtetit që nis që nga mosnjohja e institucionit të dorëheqjes, thirrjeve kërcënuese të kryeministrit për të mos marrë pjesë në protestë apo dhe tek urdhrat e dhënë për të dhunuar protestuesit. Sot paturpësisht, në mënyrë skandaloze gjakoset një gazetar opozitar, më konkretisht kryeredaktorit i gazetës Rilindja Demokratike (organ i PD), Bledi Kasmi.
Policia e Shtetit ishte e madhe me praninë e saj, por sikurse nuk duhet të ndodh ishte dhe e armatosur gjer më dhëmbë për të qenë e gatshme për të mbrojtur shefat e tyre të punësuar nga krimi!. E ndërsa efektivët blu janë vet në sitën e ashtëquajturit veting, një kërkesë e tillë nuk vlen për drejtuesit e saj ndaj i duhej mbyllur goja protestuesve opozitarë dhe po të ishte e nevojshme dhe të dhunoheshin. Kjo ndodhi sot. Protestuesit u rrahën, kryeredaktori i RD, Kasmi u gjakos e për kundrapeshë si për propagandë  çohen dhe 11 policë në Spitalin Ushtarak për të treguar se të dhunshëm ishin protestuesit dhe jo uniformat blu, ku vec shkopinjëve të gomës ishin dhe me armë në brez siç tregojnë tashmë pamjet në çdo rrjet social apo portal!. Sigurisht që zemërim qytetar ka, e natyrisht një përplasje trup më trup me policinë do ketë përballë gjithë kësaj arrogance dhe kokëfortësie për të marrë përsipër përgjegjësi nga qeveritarët. Në asnjë rrethanë efektivët blu që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë të mos i dhunojnë ata vetëm e vetëm sepse kërkojnë që edhe shefi i tyre të marrë përgjegjësi morale të paktën siç ju kërkohet dhe atyre dhe ju kërkohet në formular në mos rastësisht janë ulur aksidentalisht në ndonjë kafe me ndonjë person me rekorde kriminale etj, pyetje.
E për tu kthyer sërish tek dhunimi i medias që raporton në krye të detyrës. Fakti që dhunohet Bledi Kasmi dhe për asnjë arsye nuk duhet të ndodh dhe nuk ka ndjesë të asnjë niveli politik të Rilindjes, por përkundrazi urdhërojnë paturpësisht propagandën të shpik se edhe është vetplagosur, më bën të besoj se dhuna ka qenë e urdhëruar, e qëllimshme, dhe unë sot jam Bledi Kasmi!. Kolegët duhet të solidarizohen sa më shpejt në mbështetje të Kasmit, të dënojnë ashpër gjakosjen e tij, të mos ia bëjmë si puna e Rrufës….larg times se sic po vijnë punët do të ju vij radha. Unë sot jam Bledi Kasmi!. 55news.al

   

Modifikuar më Diel, 27 May 2018 11:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...