Nga Flori SLATINA
Portreti i përgjakur i kryeredaktorit të gazetës së parë opozitare “RD”, Bledi Kasmi, dje bëri xhiron e botës, ku shteti dhe policia e Edi Ramës përdori pa mëshirë shkopinjtë e gomës kundër medias, gazetarëve, demonstruesve paqësorë. Ky portret, njëherësh tregoi edhe fytyrën e qëndrimin real të këtij shteti e këtij regjimi ndaj medias, gazetarëve të opozitës, qëndrim, i cili dje arriti kulmin e tij me egërsinë dhe papërgjegjshmërinë e tij.
Pas dhunës vebale, kërcënimeve të hapura, fyerjeve e qëndrimeve denigruese nga vetë kryeministri Rama, strukturat e shtetiti të tij përdorin dhunën ekstreme për t’i mbyllur gojën shtypit, medias opzitare, atë pjesë të medias që denoncon çdo ditë papërgjshmërinë e tij.
Dhuna ndaj medias, në radhë të parë është e nxitur nga vetë Edi Rama. Dhe këtë e bën sa herë që nuk ia del dot me të blerë. Nuk mund të gjendet një kryeministër në botën demokratike që të shajë hapur e cdo ditë mediat, duke i etiketuar ato me epitetet më fyese si “kazanë mediatikë”, duke fyer gazetarët drejtpërdrejt vetëm se nuk është në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve më elementare që një gazetare e re i drejton atij për enturazhin kriminel që ka rrreth vetes. Vetëm muajin e fundit rastet eksteme të dhunës ndaj gazetarëve janë shtuar ndjeshëm. Rama ka braktisur konferencën e shtypit që po mbante në aeroportin e Rinasit, fill pas Samitit të Sofjes, pas pyetjes së gazetares Ambrosia Meta, “A nuk ka PS njerëz, që nuk kanë vëllezër apo kushërinj të lidhur me drogën që të drejtojë Ministrinë e Brendshme?”. Pavarësisht indimidimit që Rama tentoi t’i bënte, gazetarja qëndroi deri në fund me fjalën e saj. Gazetari Jetmir Olldashi është kërcënuar pasi ka treguar gjatë emisionit “Opinion” rrugëtimin e tij në Vlorë, takimin me Albert Veliun dhe dilemat që kishte në lidhje me investigimin që e çoi drejt Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm. Kryeredaktori i “RD”-së Bledi Kasmi, goditet me shkop gome dhe pëson plagë të rënda, 11 qepje në kokë. E plot raste të tjera kërcënimesh me mbyllje gazetash, emoisione, portale, me largime nga puna, që vijnë nga Pushteti i Katërt.
Sot është e vështirë në Shqipëri që të bësh gazetarin, sepse do të të duhet të përballesh me poshtërimin, fyerjet, kërcënimet e qeverisë dhe strukturave shtetërore e kriminale që mbështesin atë. Për fat të keq sot gazetari është i pambrojtur dhe përballë rrezikut të përditshëm dhe dilemës nëse duhet të zgjedhë të vërtetën apo kompromisin, kur shikon se jeta jote dhe e familjes janë në rrezik.
Ata shkopinj që goditën dje kryeredaktorin e RD-së, Bledi Kasmi, kanë rënë mbi gjithë gazetarinë shqiptare. Sot ne ndihemi të gjithë të rrahur, të kërcënuar.
Në muajin qershor BE mund të çelë negociatat me Shqipërinë, por plagët e medias që shkakoi e po shkakton ky pushtet do të duhet kohë që të sëhrohen, sa kohë që dhuna e terrori, krimi dhe pasiguria shtohen çdo ditë!