Presidenti Trump: Dënim me vdekje për narko-trafikantët

Tuesday, 06 Janar 2015 13:00

Plani i Presidentit amerikan Donald Trump për të luftuar krizën e varësisë nga opioidet në vend kërkon dënime më të ashpra për trafikantët e drogës. Natyrisht, në Shqipëri nuk mund të flasim për denim me vdekje,  por në vendin që po qeveriset nga narko-trafikant, as dënimi me burg nuk po aplikohet.

Plani i Presidentit amerikan Donald Trump për të luftuar krizën e varësisë nga opioidet në vend kërkon dënime më të ashpra për trafikantët e drogës. Ai e paraqiti planin në një fjalim që mbajti dje në Mançester të shtetit Nju Hempshër, shtet ku përdorimi i drogave është problematic., Presidenti Trump tha se “dështimi nuk është alternativë” dhe deklaroi se “varësia nga droga nuk është e ardhmja jonë”. Ai e shpalli planin në New Hampshire, shteti i tretë në vend për nga numri i vdekjeve nga mbidoza. “Dënimi përfundimtar duhet të jetë dënimi me vdekje, ndoshta vendi ynë nuk është ende gati për këtë, edhe pse personalisht nuk mund ta kuptoj,” tha Presidenti Trump. Presidenti u ankua se, sipas ligjit aktual, një trafikant mund të shesë një drogë që vret qindra njerëz, e megjithatë merr një ndëshkim minimal. Mbetet e paqartë se si mund të kërkojnë prokurorët dënimin me vdekje për trafikantët pa ndryshuar ligjin. Disa ekspertë ligjorë kanë thënë se çështja ndoshta duhet të vendoset nga Gjykata e Lartë. Një çift në New Hampshire që humbi vajzën nga mbidoza me opioidë nuk u impresionua nga plani i zotit Trump. “Ne duam të kemi informacione ose plane të besueshme se si do ta heqim qafe epideminë e opioideve, dhe kur ai thotë se dënimi me vdekje mund të jetë një prej tyre, kjo me siguri do të kërkojë një kohë të gjatë për t’u materializuar,” tha Anne Marie Zanfagna, që humbi vajzën nga opioidet. Ndërkohë, udhëheqësja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi reagoi ndaj planit të zotit Trump duke vënë në dukje se buxheti i Presidentit kërkon shkurtime në fondet për luftën kundër abuzimit me opioidet, gjë që është thelbësore për të ndihmuar familjet të përballojnë trajtimin dhe kapërcimin e tragjedisë së varësisë me këto substanca. Opioidet përfshijnë droga të paligjshme të tilla si heroina ose fentanili, si dhe ilaçe të ligjshme që jepen me recetë si oksikodoni, hidrokodoni, kodeina dhe morfina.

Modifikuar më E mërkurë, 21 Mars 2018 16:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...