Zbulohet SKANDALI, si i prishi provat Saimir Tahiri

Premte, 01 June 2018 12:33

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në profilin e tij në facebook, ka denoncuar një drejtor në Ministrinë e Brendshme, për të cilin thotë se është vënë në shërbim të Saimir Tahirit.

Berisha thotë se një javë para se ish-ministri të hiqte dorë nga mandati i deputetit,  është takuar me drejtorin e IT të Ministrisë së Brendshme, ku më pas ka fshirë të gjitha të dhënat për të, në sistemin TIMS.

Reagimi i Berishës:

Databaza e kompanise Aleat, ne kundershtim flagrant me ligjet ne duart e zyrtareve bandite!

Punonjesi dixhital denoncon:

-marrjen nga kompania Aleat, ne kundershtim me ligjet, nga zyrtare mafioze te databazes per kartat e identitetit te qytetareve

-fshirje per llogari te Saimir Trafikut te te dhenave te TIMS

-klonim i kartave te identitetit te qytetareve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendertje dr Aktualisht në Ministrinë e Brendshme, të gjithë sistemet informatike menaxhohen nga militantë tërësisht në dispozicion të politikës se partisë socialiste dhe jo të qytetarëve.

Një javë para se Saimir Tahiri të hiqte dorë vullnetarisht nga mandati i deputetit u takua me Drejtorin e Teknologjisë së Informacionit Ernest Dimashi për tu siguruar se nuk kishte probleme me rregjistrimet në TIMS.

Ernest Dimashi e ka pasur bashkëshorten dhe të atin në shtabin zgjedhor të Xhafës. Ka zëra se Dimashi ka përdorur disa nga vartësit e tij për klonim kartash të identitetit.

Vartësi i Dimashit, Dashamir Çali, ish përfaqësues i Partisë Socialiste për çështje informatike në procesin zgjedhor, i mbështetur nga ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, njëkohësisht përfaqësues ligjor i Partisë Socialiste në komisionin zgjedhir, Genc Gjonçaj, pa asnjë motiv ligjor dhe pa asnjë vlerë përdorimi ka marrë nga kompania Aleat dhe mban të veçuar databasen e të gjithë kartave të identitetit që prodhon kjo kompani. Database e të dhënave të kartave të identitetit, pa asnjë bazë ligjore, pas një rregull konsultimi, iu vu në dispozicion për të kryer verifikime policisë së shtetit. Ky veprim është kundërshtuar fuqishëm nga ICITAP.

Ndodhur përballë këtij kundërshtimi, nga ICITAP, Dashamir Çali i cili aktualisht kryeson sektorin e krimit kibernetik, ka urdhëruar vartësin e tij Bruno Veizaj që të mbyllë akseset e policisë në databazen e kartave të identitetit, por përsëri duke e mbajtur atë të ruajtur veçmas. Ajo që është me interesante, është fakti se pikërisht ky person, Bruno Veizaj, që mban i vetëm administrimin e databazes se kartave të identitetit po punon për llogari të ministrisë së arsimit lidhur me ndërtimin e sistemit të komunikimit elektronik që minsitrja do të përdorë me prindërit e nxënësve. Dhe që siç është bërë publike kërkon kartat e identitetit te tyre”

/55News.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...