Pse po hesht Arta Marku për rastin e survejimit policor?

Premte, 01 June 2018 21:35

Kemi parë Prokurori që ngrihet në kembë në orën 4 të mëngjesit, për të arrestuar kuksianët. Kemi parë Prokurori që vihet në dispozicion të agron Xhafajt në mesnatë. Por prej më shumë se 12 orë nga publikimi i skandalit të survejimit të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk po shohim të njëjtin angazhim të kryeprokurores Arta Marku.

Raste të njëjta të përgjimit dhe mbikëqyrjes shtetërore të zyrtarëve publike kanë ndodhur edhe ëm parë. Por indiferenca e prokurorisë për nisjen e një hetimi, qoftë edhe kryesisht, nuk ka ndodhur kaq hapur. Policia  e mohoi se është duke survejuar kryedemokratin Lulzim basha. Një reagim i pritshëm pasi në rast se do ta pohonte, Policia, do të pranonte hapur se ka shkelur ligjin dhe, për më tepër, do të pranojë vetë se, duke survejuar liderin e opozitës, është shndërruar mjet në duart e maxhorancës politike.

Rastet e mohimeve të përgjimeve dhe survejimeve të paligjshme nuk është i pari në këto vitet e fundit. Para dy vjetësh, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe e gjithë kupola e Policisë Shqiptare mohuan kategorikisht ekzistencën e “Imsi Catcher”, një pajisje që u dyshua se kishte kryer përgjime të paligjshme në telefonatat e shumë politikanëve dhe drejtuesve të lartë shtetërorë.

Por, në bazë të hetimeve të filluara në atë kohë nga Prokuroria e Tiranës, u krijuan dyshime të forta për ekzistencës dhe përdorimin e paligjshëm të ‘Imsi Catcher”. Aq të forta ishin dyshimet e prokurorëve, saqë bindën gjykatës për të pezulluar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, si edhe për të arrestuar dy vartës të tij.

Hetimi për këtë çështje përfshiu në një vorbull politike Shqipërinë, si edhe vuri në siklet partnerët italianë, të cilit kishin siguruar pajisjen Imsi Catcher për kolegët e tyre të Policisë Shqiptare.

Hetimi për pajisjen e përgjimit u pushua së fundmi, për shkak se prokurorët nuk arritën të merrnin në afatin e parashikuar hetimor përgjigjet e letër-porosive.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...