“Doni qiqra në hell”, Rama nuk s’ia del dot me gratë në Cërrik: Kur do ju vijë radha burrave

Saturday, 02 June 2018 12:35

Ashtu si edhe në çdo tur tjetër të llogaridhënies, kryeministri  Edi Rama ka zgjedhur të dëgjojë fillimisht hallet dhe shqetësimet e grave, një nga elementet kuçe të propagandës së tij ky veprim.

Por ajo që Rama nuk ka pritur është se ndryshe nga qytetet e tjera në Cërrik ankesat e zonjave ishin të shumta e fokusoheshin tek problemet shëndetësore dhe ato të punësimit.

Gjatë bisedimeve Rama nuk i ka kursyer batutat me to, por në debat e sipër është dëgjuar të thotë nën dhëmbë: “Kur do t’i vijë radha ndonjë burri”

Rama: Jepja zonjës mikrofonin

Qytetarja: Kam një vajzë të papunë, është ekselente me 4 diploma. Unë jam ndëshkuar nga politika, disa herë jam hequr nga puna, por nuk dua të ketë edhe ajo fatin tim. Kam edhe një vajzë topografe, por e kam të zgjidhur se ajo është martuar në Itali.

Rama: Ajo topografja do na interesonte, por e paska marrë italiani, ka dalë më i zgjuar. E dyta të konkurrojë sipas rregullave.

Qytetarja 2: Jam me diabet, jam në punë, por e kam të vështirë të bëj analizat falas

Rama: Mos vije tek unë, bëje analizat

Qytetarja 2: Bëhen ditë jave, jo të shtunë. A mund të ketë një ditë të vetme për ata që janë në punë, të gjejmë mjekun atje

Rama: Të shikojmë nëse i gjejmë një zgjidhe analizave paradite të shtunën se analiza pasdite nuk bëhen

Qytetarja 3: Pse nuk janë përfshirë disa analiza më të shtrenjta në check up. Pap test apo mamografi?

Rama: Kush të tha që nuk janë falas?

Qytetarja 3: Po atje nuk kishin as aparat për të matur tensionin

Rama: Po mirë po mendove ashtu. Unë them mamografi falas e pap test i ke në Elbasan…

Jepja dhe zonjës aty e të marrim një burrë pastaj se

Qytetarja 4: Burrit i ra trombozë, nuk ma shtruan në spitalin shtetëror. E kuruam në privat po tani i ka ilaçet më të shtrenjta se pensioni. Edhe unë jam me ilaçe, më thanë merr këto ilaçet që janë me rimbursim, mua ato s’më bëjnë mirë… Pastaj ato pllakat që keni shtruar që qendër të qytetit janë skarco.

Rama: Për këtë fol me kryetarin e bashkisë. Shëndetësia ishte copë e cikë kudo.. mos të kërkojmë tani qira në hell

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 13:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...