Pse nuk e kontrollon AMA televizionin privat të Edi Ramës?

Saturday, 02 June 2018 13:43

ERTV, kanali televizioni privat i Kryeministrit Edi Rama, i cili transmetohet në faqen zyrtare të Facebookut të Kryeministrit bie nën kompetencat e Autoritetit të Mediave Audiovizuale (AMA). Në këtë përfundim mund të arrihet duke u bazuar në një dokument të publikuar nga AMA përmes faqes publeaks.al.

Që kur është krijuar, ERTV, i cili financohet me para publike të menaxhuara nga Kryeministri — edhe pse asnjë shifër zyrtare nuk është bërë publike— ka qenë një faktor dominues në mjedisin e medias në Shqipëri, shpesh duke transmetuar në mënyrë të pandërprerë çdo lëvizje të bërë nga Kryeministri. Ai është kthyer në një pikë kryesore reference për mediat të cilat nuk kanë mundësi të angazhojnë burimet e tyre.

Duke qenë se veprimtaria e ERTV nuk është e rregulluar nga AMA, ajo ka promovuar hapur kompanitë e lidhura ngushtë me qeverinë, shembull i kësaj është rasti i transmetimit për më shumë se 15 minuta i reklamës së Spitalit Amerikan për hapjen e një dege të re.

Pra, edhe pse financohet nga para publike, ERTV — duke e kthyer de facto në një media publike pavarësisht se transmetohet në facebook — del jashtë kompetencave të kontrollit nga institucionet qeveritare të cilat kanë detyrën të garantojnë lirinë dhe konkurrencën e drejtë.

Në fakt gjatë zgjedhjeve të kaluara qeveria Rama e përdori AMA-në për të paguar 5 milionë euro pronarëve të mediave private në vend në mënyrë që ato t’i mbulonin “siç duhej” zgjedhjet. /exit.al/

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 13:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...