Kreu i FRPD: Rinia po e pret Ramën me revoltë në të gjithë vendin

Saturday, 02 June 2018 18:57

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka komentuar protestat e qytetarëve të Elbasanit, Cërrikut dhe Belshit, të cilët nuk lejuan që të zhvillohej show i kryeministrit në këto qytete.

Këlliçi tha se qytetarët sot janë të revoltua në këtë qeveri, dhe kanë filluar të ngrihen vetë, pa i thirrur opozita.

 ‘Edi Rama sot u prit ashtu siç e meritonte, në një qark si Elbasani ku padrinoja e tij, Qazim Sejdini u ka marrë frymën qytetarëve. Elbasani drejtohet nga bandat. Ne nuk jemi FRPD kur protestojmë por janë dhe të rinj të tjerë. Rama u prit me protesta në Elbasan dhe të vjen keq kur sheh Policinë që merr pankartat.

Ka një mospërputhje logjike në reagimin e policisë me këto protesta. Ata i frikëson një pankartë. Policët dinë psiqikën e Ramës, ata e dinë se çfarë shqetësimi i sjell Ramës reagimi i 1 qytetari e jo më reagimi i 50 të rinjve.

Të rinjtë e Cërrikut gjithashtu i pamundësuan Ramës takimin. Ne po arrijmë në atë situatë ku qytetarët dalin ngrihen dhe vetë, nuk kanë më frikë’, tha Këlliçi.

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 21:08
Login to post comments