Robotizmi ekstrem i mazhorancës; miraton 279 nene për 15 minuta

Diel, 03 June 2018 10:25

Deputeti i Partisë Deokratike Luçiano Boçi ka denoncuar mazhorancën për robotizimin ekstrem të saj, pasi për vetëm 15 minuta ka miratuar plot 279 nene.

 “Nuk është arritur as nga Ferrari, as Lamborghini, as nga Maserati... Jo! – shkruan Boçi. - Kulmin e shpejtësisë e ka kapur....Komisioni ynë parlamentar i Edukimit, me vetëm deputetët e mazhorancës. A e mendoni?!!! Vetëm për 15 minuta ka miratuar nen për nen, jo pak, por plot 279 nene të ligjit më të gjatë të sjellë ndonjëherë, atij të “Trashëgimisë kulturore”. Megjithëse për këtë ligj u bënë seanca dëgjimore maratonë, me mendime nga më të ndryshme specialistësh, asgjë nuk u pasqyrua.
Momenti për diskutim dhe ndryshime të domosdoshme është pikërisht kjo fazë e diskutimit. Por robotizimi ekstrem dhe bindja e verbër e deputetëve ka kapur majat. Siç shihet nga proces-verbai i mbledhjes deputët thjeshtë ngrejnë dorën pas pyetjes:

Jeni dakort? Normal askush nuk ka guxuar të dalë kundër “vijës”. Nuk pyeten sic e lyp rregullorja: Pro? Kundër? Abstenim?  E më pas të bëhen korrigjime apo rregullime. Lodhen pra! Madje në nene të caktuara as nuk u merret fare dora e dakortësisë. Thjesht kalohet ne nenet suksesive. Ky pra është serioziteti zero i kësaj mazhorance në ligjet që servir, që po kap kulme të papara!!!"

Modifikuar më Diel, 03 June 2018 10:34
Login to post comments