×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rojet bregdetare nuk funksionojnë, rrumpallë kompetencash e institucionesh

Diel, 03 June 2018 14:08

Deputetja e PD-së Fatbardha Kadiu, në nisje të sezonit turistik nga ngritur shqetësimin e mos funksionimit të rojeve bregdetare. 

Deputetja Kadiu akuzon institucionet e pushtetit vendor dhe atij qendror, që nuk i japin zgjidhje shërbimit të rojeve bregdetare për të garantuar jetën e pushuesve.

Madje ajo shkruan se është bërë një lëmsh institucional në lidhje me kompetencat që ka pushteti vendor apo Agjencia për Mbrojtjen e Bregdetit për menaxhimin e rojeve bregdetare dhe pasojat e kësaj i vuajnë shqiptarët. 
Kadiu shkruan se bizneseve të plazhit nga njëra anë u janë rritur taksat për vendosjen e kullave të vrojtimit, por ende nuk është bërë transparencë sesi do të funksionojnë këto kulla të shkatërruara.

Statusi i plotë i deputetes së PD-së:

 Edhe pse sezoni turistik ka nisur Institucionet vendore akoma nuk i japin zgjidhje "rojeve bregdetare".
Megjithese bizneseve te plazhit i janë rritur taksat dhe për këtë rritje takse nuk behet transparente si do te funksionojnë kullat e vrojtimit që sot janë të shkaterruara.
Nuk behet transparente si do te punësohen rojet bregdetare nga bashkia.
Nuk behet trasparencë nëse do punësohen nga bashkia apo nga agjensia e mbrojtjes te bregdetit. 
Dy institucione qe perplasen prej kohes me njera tjetren ne zbatimin e kompetencave  qe i takojne per menaxhimin e rojeve bregdetare.
E ne fund qytetari nuk merr shërbim.

Login to post comments