“Qeveria hodhi 10 mijë të papunë në ‘tregun’ e azilkërkuesve”

Hënë, 04 June 2018 10:59

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka komentuar të dhënat e INSTAT-it, sipas të cilave 3.300 subjekte kanë mbyllur aktivitetin e tyre në 2017. Më tej ai shprehet se qeveria ja ka dalë që të hedh 10 mijë të papunë në ”tregun” e azilkërkuesve.

 “3,300 subjekte, NETO, kanë mbyllur aktivitetin e tyre në vitin 2017 krahasuar me 2016, sipas të dhënave të INSTAT.

Në vitin 2017 numërohen 97,485 biznese me 1-4 të punësuar kundrejt 101,277 te tillave në 2016.

Qeveria "me sukses" arrin të hedh 10,000 të papunë në "tregun" aq të kërkuar prej shqiptarëve së fundmi, atë të azil-kërkuesve.

Me siguri shifra të tilla jua keni lexuar dhe treguar me krenari, si arritje më shpejtë se ç ‘kërkohej, tutorëve tuaj, atyre që menaxhojnë dhe fitojnë nga qendrat tregtare në vend.

Por mos harroni, se me këto ritme emigracioni dhe papunësie, do të përfundoni si blerës e shitës me njëri tjetrin..!”, shkruan deputeti Spahiu.

Login to post comments