Mes mijëra të rinjve që ndoqën koncertin e Rita Orës në sheshin Skënderbej, ra në sy një grua e moshuar, që ndiqte koncertin në radhët e para të turmës, aty ku zakonisht qëndrojnë fansat më të flaktë. Siç shihet nga foto, gruaja është duke ndjekur me ëndje koncertin e këngëtares kosovare, fama e të cilës kalon jo vetëm kufijtë e Evropës, por edhe të moshës.
Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që “gjyshja” të jetë gjendur mes fansave më të flaktë të Ritës për t’u kujdesur për ndonjë mbesë apo nip të papërmbajtur dhe që në këto raste ka pasur nevojë për pak mbikëqyrje.