Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi bashkë me dhjetëra të rinj që iu bashkuan sot protestës nga Shkodra dhe Lezha protestuan para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e Fatmir Xhafës.
Ata shfaqën një ekspozitë me titujt e të gjitha mediave prestigjoze ndërkombëtare që kanë raportuar për drogën dhe krimin në Shqipëri gjatë qeverisjes së Ramës. Ekspozita përmban faqet e para të medieve:
Financial Times
Huffington Post
Corriere Della Sera
Independent Journal Revieë
L’Echo
The Times
Fox News
Berliner Kurier
Le Courrier des Balkans
Libero 24x7
Grasland
Br.de Bayerischer Rundfunk
DutchNews.nl
La Stampa Torino
Në protestë nuk munguan edhe simbolika të tjera si “lekët e drogë” apo “qeset me kokainë” në oborrin e ministrisë së pagëzuar si ministria e Drogës.