Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i PD-së, Arben Ristani ka zgjedhur një mënyrë ironike për të komentuar ekspozitën e Ornela Vorpsit te Kryeministria.
Përmes një postimi në “facebook”, deputeti i PD-së shkruan se çfarë i kishte thënë një mjek për këtë ekspozitë.
“Kryeministri yne, me tha nje mjek i mirenjohur sot, eshte piktor dhe hap ekspozita pikture apo dhe me foto erotike, ne katin e pare te kryeministrise.
Po te isha une kryeminister, pyeti mjeku, a do mund te hapja nje repart hemodialize psh, ne katin e pare te kryeministrise?” me këto fjalë Ristani tallet me ekspozitën që Edi Rama ka hapur në Kryeministri.