Protestuesit u mblodhën në orën 18:00, poshtë zyrës së Xhafaj, ku ky i fundit është përfolur për ndërhyrhje në legjislacionin shqiptar për të shmangur ekstradimin e vëllait e tijtë dënuar në Itali për trafik të drogërave. Në protestë nuk munguan edhe simbolika te tjera si “leket e drogës” apo “qeset me kokaine” ne oborrin e ministrisë se pagëzuar si ministria e Drogës.
Por ajo që bëri përshtypje nga të rinjtë dhe kalimtarët e rastit ishte blindimi i godinës së ministrisë edhe pse të gjitha protestat kanë qenë të qeta. Të rinjtë demokratë dhe ata të LSI-së vazhdimisht kanë protestuar poshtë zyrave të Xhafajt, me sllogane dhe parulla dhe në asnjë rast nuk kanë treguar dhunë, qoftë edhe ndaj rojeve policë në portat hyrëse të Ministrisë.
“Janë bërë tre javë që nga publikimi i audio-skandalit. Prej më shumë se 3 javësh nuk kemi asnjë distancim të Ramës. Rama arkitekt i kapjes së drejtësisë në vend. Shqipëria mbahet peng, integrimi ynë mbahet peng për shkak të Edi Ramës që refuzon të lëshojë Fatmir Xhafajn dhe Saimir Tahirin. Ai vijon t’i japë mbrojtje. Sot ne jemi këtu edhe për kuksianët që janë në burg ndërsa Tahiri është i lirë”, deklaroi kreu i FRPD Belind Këlliçi.