Ditën e sotme të rinjtë e FRPD protestuan para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e Fatmir Xhafës.
Ata shfaqën një ekspozitë me titujt e të gjitha mediave prestigjoze ndërkombëtare që kanë raportuar për drogën dhe krimin në Shqipëri gjatë qeverisjes së Ramës.
Ish kryeministri Berisha e cilësoi si ekspozitën personale të piktorit Rama.
“Sot te gjithe qytetaret kishin mundesi te shihnin me syte e tyre se si mediat me prestigjioze Europiane dhe boterore pasqyrojne lidhjet e krimit dhe droges me qeverine e Edi Rames.”, shkruan Berisha.
Ndërkohë që thekson se integrimi i Shqipërisë po bllokohet për shkak të Ramës, Xhafës,Tahirit dhe lidhjeve të tyre me krimin.
Postimi i Plotë:
4 mins ·
Sot u cel prane Ministrise se Droges, drejtuar nga Fatmir Xhafa, ekspozita e piktorit/kryeminister Edi Rama me titull: “Arritjet e Rilindjes ne arenen nderkombetare”.
Sot te gjithe qytetaret kishin mundesi te shihnin me syte e tyre se si mediat me prestigjioze Europiane dhe boterore pasqyrojne lidhjet e krimit dhe droges me qeverine e Edi Rames. Integrimi i Shqiperise ne Europe po bllokohet per shkak te Edi Rames, Fatmir Xhafes, Saimir Tahirit e lidhjeve te tyre me krimin. sb