"Në protestën e fundit të opozitës më shumë pjesmarrës se me 27 janar"

Hënë, 04 June 2018 21:48

Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, u distancua nga fyerje që deputetë të mazhorancës dhe opozitës shkëmbyen mes tyre gjatë seancës së sotme dëgjimore me kryeredaktorin e RD-së, Bledi Kasmi, për dhunën e ushtruar në protesën e 26 majit.

E ftuar në intervistën e Ora News, Vokshi tha se kolegët socialistë kishin ardhur me skenar në mbledhje për të provokuar debat.

Albana Vokshi: Distancohem nga fyrjet nga cilado palë, por mund të them se ai ishte një skenar i parapërgatitur që më parë nga deputetët e mazhorancës që më së fundi vendosën të mos bojkotojnë Komisionin ashtu sikundër kanë bërë dhe herët e tjera.Që një mazhorancë të bojkotojë është një ngjarje që nuk e shihni shpesh.U jepeshin urdhër të ngrinin celularët dhe të shfaqnin një video e cila për fat të keq është e manipuluar dhe tregon vetëm copëza nga ajo çfarë ka ngjarë në protestën e opozitës të 26 majit.

Dhunën ndaj gazetarit, Vokshi e lidh me faktin se Kryeministri kërkonte të provonte turmën për të fajësuar opozitën.

Vokshi: Aty ka pasur aq shumë njerëz sa edhe policia ka refuzuar të japë numrin e plotë të protestuesve. Për herë të parë kjo.Në informacionet që ka PD nga të gjitha raportimet nga degët por edhe nga burime të tjera, na rezulton se ka pasur dhe shumë më tepër protestues sa protesta e 27 janarit.Duke mos dashur të raportohej ashtu siç ishte në të vërtetë, Rama ushtroi dhunë, për të marrë sigurisht dhe vëmendjen për të provokuar protestuesit dhe turmën që të kishte momente dhune. Kjo i interesonte Ramës për t'ia kaluar fajin opozitës.

Vokshi deklaroi se qeveria Rama është pengesë kryesore për integrimin e vendit.

Vokshi: Edi Rama dhe qeverisja e tij rilindase nuk mund ta mbajë peng, asnjë vend europian nuk mund të pranojë një qeveri të lidhur me krimin, nëse drejtësia shërben vetëm për të mbrojtur Ministrat, ish-Ministrat të lidhur me trafikun dhe krimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...