Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përgëzuar Partinë Demokratike të Sllovenisë për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, rezultat i cili u shpall ditën e djeshme. Për Berishën kjo është një fitore jo vetëm për shtetin Slloven, por për të gjithë qendrën e djathtë europiane.
Nje fitore e merituar e qendres se djathe ne Slloveni!
Te dashur miq, partia e qendres se djathte, Partia Demokratike Sllovene, aleate e Partise Demokratike te Shqiperise, e udhehequr nga ish dy here kryeministri Janes Janza fitoi dje zgjedhjet e pergjithshme parlamentare!
Me kete rast le te pershendesim ne kete fitore te miqve tane si nje fitore te rendesishme per Slovenine dhe mbare qendren e djathte europiane! Urime miqve tane! sb, shkruan Berisha në "Facebook".