Gati 90 emra, deputetë dhe qytetarë, përmban lista e personave të proceduar nga Policia e Shtetit pas protestës së opozitës e zhvilluar të enjten.
Protestuesit në fjalë bllokuan për më shumë se dy orë katër akse kryesore në vend, përkatësisht rrethrrotullimin e Vorës, të Bradasheshit, të Çermës dhe të Milotit.
Shifra u konfirmua nga burime pranë Policisë së Shtetit, të cilët saktësuan se të procedurait janë kryesisht organizatorët e protestae përkatëse.
Ata do të ndiqen penalisht për akuzën e “organizimit dhe pjesmarrëje në tubime dhe manifestime të paligjshme”. Ndërsa për disa nga të proceduarit e protestae në Milot dhe Bradashesh, ku u dogjën edhe disa goma automjetesh, do të ketë edhe të proceduar për veprën penale të “ndotjes së mjedisit”.
Nga ana tjetër, këto procedime ende nuk i janë përcjellë zyrtarisht Prokurorisë së Tiranës. Burime pranë Prokurorisë së kryeqytetit konfirmuan për “ABC News” se deri mesditën e së hënës prodecimet ndaj kryeopozitarit Lulzim Basha, kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, deputetëve të tjerë, si edhe qytetarëve nuk ishin referuar në këtë institucion. Por referimi i tyre ka afat ligjor deri të mërkurën.
Mes deputetëve të procedura gjenden emrat e Flamur Nokës, Nora Malajt, Viktor Tushajt, Aldo Bumccit e Përparim Spahiut.