Një fotomontazh i postuar nga Berisha në llogarinë e tij në Facebook, shihet Rama, Xhafaj dhe Tahiri së bashku, me mbishkrimin “Detyra ime është që t’i pajtojë dy vëllezërit droga”.
Ironia e Berishës është e dukshme: E vetmja që i bashkon dy ministrat është droga, ndërsa Rama kujdeset për mbarëvajtjen e punëve.
Ndërkohë Berisha e ka shoqëruar foton në fjalë me një status: “T’ju kem mire ju se Europa nuk me duhet gje”, duke sjellë në fokus edhe njëherë akuzat e opozitës se çështja ‘Xhafaj’ dhe ‘Tahiri’ pengojnë hapjen e negociatave.