Dje në media ka qarkulluar një audio ku dëgjohet Rama që sillet tmerrësisht keq me gazetarin. Ai ka rënë pre e një kamera të fshehtë. Rama është telefonuar nga një gazetar dhe më pas kryeministri ka reaguar në mënyrat e tij.
Rama e ka kërcënuar atë duke i thënë të mos i binte më numrit të tij të telefonit.
Menjëherë pas këtij ‘audio- përgjimi’ kanë ardhur reagimet nga politikanë dhe qytetarë të ndryshëm.
“Doktori,sa po ja ma kthyen pergjigjen nga laboratori me i famshem ne bote dhe me tha : nuk eshte zeri origjinal i Edi Rames..🤣🤣🤣🤣🤣”, kështu shkruan qytetari që e ka dërguar mesazhin në llogarinë e Berishës në Facebook.
Ndërsa ish-kryeministri Berisha ironizon faktin se gjoja ky mesazh shpëtoi Edi Ramën.
Statusi i plotë:
Shpeton Edi Rama, gazetari i fallsifikoi zerin!?!?!?
Lexoni mesazhin dhe shikoni vedeon e qytetarit dixhital! sb
“Doktori,sa po ja ma kthyen pergjigjen nga laboratori me i famshem ne bote dhe me tha : nuk eshte zeri origjinal i Edi Rames..🤣🤣🤣🤣🤣”