Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar që në seancë të jenë të pranishëm, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Basha ka theksuar se ata duhen të ishin në sallë e Kuvendit për të folur për rezervat që kanë vendet e BE për hapjen e negociatave.
Kreu i PD-së ka theksuar se nëse ata kanë vendosur që të mos vijnë më Parlament, atëherë të largohen një herë e mirë që të çlirohet vendi nga krimi dhe korrupsioni.