Kryetari i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhhafaj, i cili tha se pas daljes së analizave të audio-përgjimit ku përfshihet vëllai i tij, njëri mes tij ose Bashës duhet të largohet nga politika.
Në emisionin ‘Opinion’ Basha tha se Xhafaj ka reaguar vetëm pasi u mor në mbrojtje nga Rama.
“Deklarata e Xhafës është një deklaratë sa e pafytyrë aq dhe dëshpëruese. Xhafaj i cili është fshehur nga deklarata e PD-së, është kapur pas një fije të perit që i dha Edi Rama, pasi e siguroi për audio-përgjimin. Përgjigja e audio-përgjimit nuk mund të dalë brenda 24 orëve. Fatmir Xhafaj ka një vëlla të dënuar si pjesëtar dhe ndërmjetësuar të një bande të trafikut të drogës. Gabimi i Rinisë për trafik droge, gabimi i përdhunimit, janë teza mbrojtjeje që bëhen nga Rama dhe Xhafa”, kreu i PD-së.