Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili tregon për vjedhjen që është duke bërë kryetari i Bashkisë së Belshit.
Përmes një postimi në “facebook”, Berisha ka bërë me dije se në Belsh kryetari i bashkisë ka bërë shpronësime gjysmake vetëm për ndërtimin e pallatit të tij dhe të të afërmve.
Qytetari ka shkruar se edhe KLSH-ja e ka konstatuar një shkelje të tillë që dëmton banorët e Belshit.
Postimi i plotë:
Per mafien shteterore te Belshit ligji nuk ekziston!
Qytetari dixhital denoncon Kryetarin e Bashkise Belsh!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“Dr. Berisha prsh po ju shkruaj dhe nje here jam anetar i keshillit bashkiak Belsh. Me date 3 Shkurt 2018 te kam sjelle nje sms ne lidhje me nje projekt te miratuar nga KB Belsh Belsh-Qafshkalle ku projekti i miratuar nuk ka perputhje me faktin qe eshte realizuar. Duke iu referuar dhe statusit tend ne lidhje me projektin e Qendres Belsh qe u be me te vetmin qellim per te ndertuar kryetari dhe njerezit e tij pallatin ne qender Belsh. Procedura e shpronesimit ishte gjysmake aspak ne perputhje me ligjin e shpronesimit. Arroganca e rilindjes nuk njeh ligje fakt kete qe e ka konstatuar dhe KLSH ne auditin e fillim vitit 2018 ne Bashkine Belsh ku per te gjithe shkeljet dhe demet ekonomike ka kallezuar penalisht ne prokurori kryetarin dhe administraten e tij per nje dem ekonomik ne vleren e 80 milion lekeve te reja ne te gjitha prokurimit dhe realizimet qe Bashkia ka kryer. Kerkoj nga ana juaj te perforcohen me force duke i bere publike keto shkelje te kryetarit rilindas dhe shpures se tij ne Bashkine Belsh. Me respekt”