Të flas Rama për bamirësi, si të kujdeset ujku për delet

Premte, 08 June 2018 14:24

Nga Lindita Metaliaj

Te dashur qytetare shqiptare!. Biem dakort gjeresisht, se ngjarja me paradoksale e javes, ka qene dalja e kryeministrit Edi Rama ne nje emision televiziv, per te diskutuar mbi bamiresine.
Ne fakt, te dale Edi Rama e te flase per bamiresine dhe varferine, eshte njesoj sikur te dale ujku e te flase per delet, pasi ai nuk ka asnje lidhje me bamiresine, nuk ka asnje lidhje me varferine.
Megjithate mendoj se ka nje lidhje me varferine. Lidhja e tij me varferine eshte se me reformat e lavdishme te rilindjes, ia arriti qe te varferit ti beje edhe me te varfer, shtresen e mesme ta beje me pak te mesme, ndersa klientet e oborrit qeveritar, t'i beje me te pasur se te gjithe.
Ia arriti, qe ne 5 vite qeverisje, te largoje nga Shqiperia plot 300 mije shqiptare !
Ia arriti, qe numrin e aplikuesve per Llotari Amerikane, ta rrise ne 1 milion.
30 mije familjeve te varfra, u hoqi kafshaten e gojes me skemen e deshtuar dhe korruptive te ndihmes ekonomike!
Rreth 6 mije biznese kane mbyllur ne periudhen janar-maj 2018!
Por pavaresisht ketyre fakteve, ka guximin te deklaroje ne median e huaj se, nuk eshte i shqetesuar pse ikin shqiptaret, pasi ata ikin normalisht ne kerkim te punes.
Nga ana tjeter deklaron se ne Shqiperi ka pune por shqiptaret nuk duan te punojne !
Atehere, pse shqiptaret kerkojne pune ne Gjermani e ne France, nese ketu jane hapur mijera vende pune?
Pra pse nuk e kerkojne punen ne Shqiperi?
Ky eshte nje autogol i mjeshtrit te propagandes dhe te mashtrimit. Ketu kryeministri ka nxjerre zbuluar pa dashje veten e tij.
Pse ndodhin keto?
Sepse kryeministri, vetem merr para prej popullit dhe nuk i kthen kurre aty ku i ka marre, tek populli.
Po te shohim investimet publike ne qarkun e Lezhes, jane zero. Ne 5 vite, asnje veper domethenese publike, asnje pune qe do ti sherbeje permiresimit dhe lehtesimit te jeteses se qytetareve.
Pse jane zero?
Sepse ky kryeminister i njeh vetes si detyre vetem shtimin e zerove ne llogarite e tij bankare, ndaj shumezon me zero cdo nevoje te lezhjaneve dhe shqiptareve.
Rinia lezhjane, perballet me papunesine dhe me mungesen e mundesive. Kurse kryeministri, ne vend qe te mendoje nje zgjidhje per keta te rinj dhe te reja, mendon per format e reja te manipulimit te opinionit publik.
Ose per te gjetur nje fajtor te ri, apo nje pengese te re.
E gjitha kjo, vetem per te mos e pranuar se i vetmi fajtor eshte ai vete, e vetmja pengese eshte ai, i vetmi shkak eshte ai.
Ai i cili me cmendurine dhe reformat antikushtetuese, i humbi dhe i mohoi Shqiperise plot 5 vite shansin per te perparuar.
Nga ana tjeter, Bashkimi Europian ka vendosur kushte per procesin e integrimit:
Lufte kunder krimit te organizuar, drejtesi te pakapur nga politika, mosnderhyrje per te penguar gjykimin e Saimir Tahirit, respektim te te drejtave dhe lirive te qytetareve.
Ndersa ky i kerkon Europes: na pranoni bashke me krimin e organizuar. Na pranoni me gjyqtaret e korruptuar. Na pranoni me Tahirin te lire dhe Fatmir Xhafen minister.
Na pranoni me ministrine e brendshme e cila arreston pa ligj, shoqeron pa shkak, survejon, bastis, njelloj si polici politike e cila nuk i sherben rendit dhe sigurise publike, por vetem sigurise se pushtetit popullor tashme te rilindur. Dhe nese Europa nuk pranon te integroje brenda saj, vepren e Tahirit, vellain dhe klanin e Xhafes, pra gjithe kryevepren e Edi Rames kryeminister, atehere fajin e ka opozita!
Vetem Rama nuk ka faj dhe pergjegjesi.
Kjo sepse paturpsia ka arritur deri aty, sa te thuhet se ky eshte nje vend ku parate i menaxhon qeveria, pushtetin e ka qeveria, por fajin dhe pergjegjesine e ka opozita.
Kjo eshte nje qeveri antikombetare, e cila nuk ka prioritet te saj interesin qytetar, por bashkeqeverisjen me krimin dhe drogen!
Kryeministri nuk ka pse flet per bamiresine. Nese synon vertet ta luftoje varferine, mjafton qe taksat dhe tatimet, pra parate qe merr nga qytetaret shqiptare, t'i investoje ne vendin e duhur dhe jo ne vendin ku atij i duhen. Dhe keshtu varferia zbutet.
Por nevoja e stomakut te qeverise per ngopje, po dominon mbi nevojen e shqiptareve per nje jetese normale.
Ne Shqiperi njerezit nuk kerkojne luksin.
Ata duan vetem te jetojne ne vendin e tyre ne kushte normale jetese,
Te arsimojne femijet ne Shqiperi.
Te marrin sherbime shendetesore dinjitoze.
Duan qe qeveria te mos i pengoje per te ndjekur planet e tyre per jeten, deshiren e tyre per sukses, por ti mbeshtese, ti perkrahe dhe ti mbroje qytetaret e saj.
Por kryeministrit nuk i intereson cfare duan shqiptaret!
Te dashur qytetare!
Edi Rama ka treguar se eshte i paafte si kryeminister, por eshte i afte si grabites dhe administrator i interesave te paligjshme te klienteve te tij.
Ka gjetur menyren qe permes tatimeve dhe policise t'ju marre shqiptareve edhe qindarken e fundit te kursimeve.
Ka gjetur menyren qe keto para t'ua shperndaje miqve dhe klienteve permes koncesioneve dhe partneritetit abuziv publik-privat.
Ka gjetur edhe menyren qe keto akte rrenuese per buxhetin dhe ekonomine e Shqiperise, te kalojne pa u hetuar dhe pa u denuar.
Permes kthimit te prokurorise ne sektor te Ministrise se Brendshme, permes trysnine dhe nenshtrimit te gjykatave.
Cdo akt korrupsioni, cdo akt dhune, cdo akt grabitjeje, cdo sjellje skandaloze dhe demtuese per imazhin dhe prestigjin e Shqiperise, ka gjetur menyren si ta justifikoje, duke bombarduar opinionin publik me propagande dhe dezinformim.
Por perdja e teatrit ka rene.
Propaganda eshte konsunuar dhe tani jane qytetaret shqiptare, cdo njeri i angazhuar ne jeten publike, cdo njeri i cili nuk mund te pranoje dhe te duroje me kete rregjim, qe do te vendose per te ardhmen e tij, per jeten e tij dhe te femijeve te tij.
Ne gjithe se bashku do vendosim per fatin tone!
Edi Rama ka vetem 21 dite per te ndezur shpresen e shqiptareve drejt Bashkimit Europian!

Autorja eshte deputete e PD

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 14:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...