×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Soros-Lu, ja si vendosën kontrollin mbi Reformën në Drejtësi (Dokumenti)

Hënë, 09 Prill 2018 21:58

Donald Lu do të ketë të vështirë të mohojë lidhjet e tij me Soros, gjatë hartimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Përtej qëndrimit të tij mohues, ambasadori amerikan në Tiranë e di shumë mirë se lidhja e rrjetit Soros me ndryshimet kushtetuese që i japin më shumë pushtet Edi Ramës, është e fortë dhe e dokumentuar.

Në periudhën 2015-2016, ai jo vetëm që e prezantoi draftin si projekt amerikan, por ka sulmuar publikisht këdo që prezantonte mendim alternativ. Në asnjë rast, Donald Lu nuk e pranoi që projekti i Reformës në Drejtësi po realizohej nga Fondacioni Soros dhe njerëz që ishin nën ndikimin e tij. Kështu bëri edhe së fundmi, kur mohoi lidhjet e tij dhe të ambasadës në Tiranë me Sorosin.

Por, ekzistojnë shumë dokumenta që faktojnë se Fondacioni Soros, jo vetëm që është ideator i Reformës, por po vijon edhe pas miratimit të saj që të kontrollojë “njerëzit e rinj” të drejtësisë.

Një dokument zyrtar është Vendimi nr. 5, dt. 22.12.2014, i nënshkruar nga Kryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Me anë të këtij akti, kreu i Komisionit vendosi “T’i drejtohet Fondacionit SOROS me një kërkesë për bashkëpunim bazuar edhe në interesin e shprehur nga drejtuesit e këtij Fondacioni për të mbështetur veprimtarinë e Komisionit dhe vecanërisht punën e Grupit të ekspertëve dhe Sekretariatit teknik….”;

Pra, Komisioni fton Fondacionin Soros për të dhënë, ndër të tjera, mbështetjen për Grupin e Ekspertëve të Nivelit të Lartë që ishin angazhuar me draftimin e Reformës në Drejtësi. Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë përbëhej nga rreth 20 juristë, por vetëm një grupim i vogël kishte ndikim absolut në vendimmarrje. Ky grup i vogël, i cili ishte i gjithi nën ndikimin e Soros, përbëhej nga:

– Kristaq Traja, i atashuar pranë Komisionit si ekspert i Fondacionit Soros-Shqipëri

– Aurela Anastasi, drejtore ekzekutive e Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, mbështetur nga Fondacioni Soros

– Sokol Sadushi, anëtar i disa organeve të disa organizatave jofitimprurëse, ndër të tjera edhe tek Fondacioni Soros.

– Genti Ibrahimi, jurist, publikues botimesh juridike, të mbështetura në të gjitha rastet nga Fondacioni Soros. Bashkëshort i një funksionare të rëndësishme në misionin OPDAT.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...