×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Parlament\ Monika Kryemadhi zbulon frikërat e Ramës…

E Enjte, 29 Mars 2018 13:12

Kryetarja e LSI  Monika Kryemadhi është shprehur e indinjuar për qeverisjen e kryeministrit Edi Rama dhe e cilësoi një ‘’njeri pa ndjesi’’. 

Kryemadhi u shpreh se Rama nuk kursen as familjarët e tij kur vjen puna për interesat e veta. "S’ka kufje sot por s’ka veshë të dëgjojë, nuk ka asnjë lloj ndjesie, kështu ka qenë gjithmonë për një njeri si Edi Rama që për interesat e tij s’ka kursyer as njerëzit e afërt e bashkëpunëtorët. Madje, ata që e njohin mirë e dinë se ai s’ka kursyer familjarët e tij kur ka qenë fjala për të ruajtur karrigen", tha kryetarja e LSI.

Një pjesë nga fjalimi:

“Kjo qeveri shurdhmece, qorre as nuk ndjen nëse ata njerëz kanë ushqim për fëmijët e tyre, kjo qeveri mendon për ta vetëm në ditën e votimit, kjo qeveri mendon si t’i taksojë qytetarët e t'i gjobisë.

Rruga e Kombit rrezikon të kthehet në vijën e demakracionit mes Shqipërisë e Kosovës, për cfarë integrimi flasim kur duhet të paguajmë taksën e izolimit, kjo qeveri ka vetëm një projekt: Shqipëria në shitje, kështu bëri me kanabisin, kështu bëri me shëndetësinë ku së shpejti do japim dhe pacientët me koncesnion, kështu bëri me arsimin, me energjine elektrike ku mbushi burgjet me të vobektë, kjo qeveri po i rreh për vdekje bizneset me taksa, ujin e papishëm në cezma po e paguajmë si naftë, po ndërton kulla si kërpudha pas shiut por s’po ndërton asnjë rrugë.

Kemi kryeministrin e vetëm në botë që quan sukses deportimin e 10 përqind të shqiptarëve, logjikë e një artisti bohem, sot kemi më shumë shitësa se konsumatorë.

Sa herë dal në këtë podium ndihem e pazonja për të thënë zullumet e kësaj qeverie.

S’ka kufje sot por s’ka veshë të dëgjojë, nuk ka asnjë lloj ndjesie, kështu ka qenë gjithmonë për një njeri si Edi Rama që për interesat e tij s’ka kursyer as njerëzit e afërt e bashkëpunëtorët. Madje, ata që e njohin mirë e dinë se ai s’ka kursyer familjarët e tij kur ka qenë fjala për të ruajtur karrigen.

Ky njeri që erdhi në pushtet me paratë e drogës e krimit, sot nuk qeveris por sundon me forcën që i jep malavita”, u shpreh Kryemadhi ndërsa sulmoi edhe kryeprokuoren Arta Marku.

“Drejtësia me kryeprokuroren e re me bekimin e Edi Ramës po kthehet në një vegël qorre për të sulmuar kundërshtarët politikë. Ky njeri s’u ka kthyer përgjigje shqiptarëve c’ndodh me drejtorët e larguar të policisë. Në grupin e tij zotëria ka deputetë që kanë vjedhur pronat por ai hesht për ta se është një prej tyre, ai i ka zgjedhur si model dhe ata e kanë zgjedhur si vasal. Unë që e njoh mirë e di që frikërat e tij përballë prangave dalin përpara cdo gjëje”, u shpeh Kryemadhi.

Modifikuar më E Enjte, 29 Mars 2018 13:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...