Revolta ka arritur kulmin. Tregtarët nuk durojnë dot më pas vendimt më të fundit të qeverisë për përfshirjen e tyre në skemën e re të TVSH.
Nga 1 Prilli hyri në fuqi skema e re e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, e cila detyron të gjitha bizneset me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë të reja të jenë pjesë e saj.
Në këto kushte, tregtarët janë shprehur të revoltuar me argumentin se taksat janë bërë të papërballueshme dhe po i çojnë drejt falimentit.
“Paguajmë sigurimet, bashkinë, konkurrenca është e pandershme, taksat janë rritur dhe punë s’ka. Të ngrihet veriu dhe jugu dhe ta përmbysim këtë maskara, taksa arrin në maksimum, unë jam me llamarinë dhe s’kam kushte. S’kam ku të ha unë, ai ta mbajë fjalën dhe mos ta dredhë fjalën”, është shprehur e revoltuar një tjetër tregtare në Durrës.