Kuksianët i kthehen mesjetës, toka plugohet me parmendë

Tuesday, 10 Prill 2018 13:39

 Në zonat rurale të Kukësit fermerët i janë rikthyer parmendës.

Kostoja e lartë e mbjelljeve të pranverës i kthen ata vite pas në kohë, kur toka plugohej me punë krahu.

“Makineria këtu nuk futet. Çdo gjë bëhet me punë krahu. Forcë krahu këtu nuk ka, shumica e të rinjve janë në emigracion, kështu që po punojmë ne pleqt. I mbjellim kot se nuk marrim gjë nga toka”, thonë fermerët.

Edhe fermerë që arat i përgatisnin për mbjellje me mjete të mekanikës bujqësore, thonë se i punojnë tokat, por ato sërish mund të mbeten djerrë, pasi asnjëherë nuk arrijnë ta marrin përfitime nga prodhimet bujqësore që mbjellin.

“25 mijë lekë të vjetra një dynim për ta pluguar, 25 për ta mbjellë, 10 për sheshimin dhe kur vjen fundi i merr a s’i merr 70 mijë lek. Plehun kimik, që sot e 30 vite asnjë thes pleh kimik nuk kemi marrë si subvencion. Nuk ka njerëz që kontrollojnë, as farën dhe kemi mbetur si dopio gjashtë”, shtojnë fermerët.

Në fshatrat e Kukësit shumë nga banorët kanë dalë me humbje me misrin që kishin mbjellë sezonin e kaluar, e tani po mbjellin foragjere, që të paktën të sigurojnë ushqimin për bagëtitë. /TCH/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...