Ish kryeministri Berisha, ka folur sot në kuvend për vendimin e marrë bashkë me ministrin e ndjerë Sokoll Olladshin, gjatë qeverisjes së PD-së.
Berisha kujtoi ish-ministrin e Transporteve në kulmin e debatit për taksimin në Rrugën e Kombit. Si kundërpërgjigje për Ramën i cili lexoi një deklaratë të paraardhësit të tij, pra Berishës, ku ku i fundit thoshte se qeveria e tij e ndërtoi por nuk e mirëmbante dot rrugën e për këtë i duhej dhënë një kompanie të madhe ta bënte, ish-kryeministri tha se së bashku me Olldashin bënë studimet për taksimin por pas studimit, u vendos që kjo taksë mos vihej.
Është e vërtetë që në 2011 qeveria e kryesuar nga unë dhe me ministër të ndjerin Sokol Olldashin, bëmë të gjitha studimet dhe asgjë s'ka të fshehtë. Është po kaq e vërtetë që pas studimit u vendos që taksa të mos vihet. Vazhdojmë pak më tutje, a jam unë kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve? Në asnjë mënyrë! Përkundrazi, sado fondte të sillni në parlament unë do ti votoj, sepse është jetike. Por të cakotsh 5 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve që janë 18 mijë km në mbarë vendin do të thotë se nuk jeton në këtë vend”, u shpreh Berisha.