×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Deklarata e deputetit: Në zgjedhje duhet të shkojmë me një qeveri tjetër

Tuesday, 10 Prill 2018 18:02

Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo deklaroi se vendi në zgjedhjet e ardhshme duhej të shkojë me një qeveri të re. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Pollo theksoi se rruga më e mirë për të realizuar këtë janë protestat paqësore. Po ashtu deputeti i PD-së iu kthye diskutimeve për protestën e sotme të biznesit të vogël, e mbështetur edhe nga opozita, madje edhe tubimi për taksën për Rrugën e Kombit. Ai tha se PD ka iniciuar për këto protesta, pasi sipas tij është e drejta e qytetarëve që të protestojnë në kuadër edhe të thirrjes për mosbindje civile.

“Është e nevojshme që të shkohet në zgjedhje me një qeveri të besueshme. Do ishte në të mirë të vendit të shkonim me qeveri tjetër në zgjedhje. Do ishte e mirë që të shkonim me protesta, në mënyrë legjitime. Në PD do të nisin konsultimet drejt kongresit për zgjedhjet. Këtë herë shpresoj të ketë diskutime të vlefshme, siç është edhe kandidati. Kongresi është në fund të muajt, në datë 26-27 prill. Çdo ide kontruktive është e mirëpritur të lançohet”, tha Pollo. Po ashtu Pollo hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se PD gjatë kohës që ishte në pushtet propozoi vendosjen e tarifës për Rrugën e Kombit.

“Është një përpjekje e madhe. Duhet të falënderojmë edhe kuksianët që protestuan në mënyrën e tyre, pasi në gjendjen mendore që ka qeveria, vetëm ajo mënyrë ka efekt. Vetëm ajo mënyrë e çoi kryeministrin të kërkonte falje dhe jo të tërhiqej. Ai bëri një zmbrapsje në qëndrimin e tij. Në atë protestë ishin këshilltarë të PS dhe PD-së. Qe nisme lokale. Ne duhet të kishim bërë shumë më tepër. Në Kuvend ne kemi ngritur zërin. Ka qenë një studim për të siguruar burimet e financimit. Pyetja ka qenë nëse do bëhet me paratë e shtetit apo me taksa? Të ardhurat që ka koncensionari dalin e teprojnë për të bërë mirëmbajtën në 30 vite. Pastaj pjesa tjetër i bie të jetë fitim neto i koncensionarit. Kështu që ka diçka që nuk shkon. PD është në përpjekje për të mobilizuar siç bllokoi rrugët pas arrestimit të protestuesve. Shpresoj që shoqëria ta gjejë fitilin e vet për t’u ndezur. PD e ka bërë publike analizën e kontratës së Rrugës së Kombit. Dhe nëse do ishte një kontratë normale, përsëri është e padrejtë që për këtë rrugë të marrësh para dy herë”, pohoi deputetit i PD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...