Një rrëfim i rralë i Olsi Ramës për të vëllanë që sot është Kryeministër i vendit. Dëshmia është bërë vpublike nga një mik i Olsi ramës me të cilin ka jetur për shumë vite në Miçigan në Shtetet e Bashkuara. Olsi Rama ka jetuar për shumë vite si emigrant atje deri ditën kur Rama u bë Kryeministër dhe mbërriti për të mbaruar punët e tij.
Reagimi ka ardhur përmes një statusi në Facebook nga Sami Shuaipi, një ish-sportisit që ka pasur lidhje shoqërore me Olsi Ramën gjatë kohës që ky i fundit jetonte në Shtetet e Bashkuara. Në një moment sinqeriteti, Olsi Rama i ka rrëfyer mikut të tij se vëllai i tij ka lindur psikopat. Ai i ka kujtuar se si e rrikhte kur ishin të vegjël pa pasur asnjë shkak. “Më rrihte pa shkak kur ishim të vegjël. Ka lindur psiko” kujton Shuaipi çfarë i thoshte Olsi në bisedat në Shtetet e Bashkuara.
Kjo është një tjetër dëshmi e fortë e dhënë nga një tjetër anëtar i familjes për Edi Ramën. Olsi duket nuk e ka harruar dhe nuk e ka të lehtë ta harrojë dhunën që ka ushtruar ndaj tij Edi. Edi është disa vite më i madh se Olsi dhe marrëdhëniet e tij janë të vështira jo vetëm me njerëzit e tjerë, por edhe me ata që e rrethojnë dhe madje edhe me njerëzit më të afërt të familje. Dëshmi të dhunës në familje të Ramës janë dhënë prej kohësh nga pjestarë të tjerë të familjes së tij. Bashkëshortet e tij kanë dëshmuar shumë herë për dhunën shtazarake që ai ushtronte ndaj tyre. Rastet kanë qenë flagrante dhe janë edhe mjekë të njohur që kanë mjekuar plagët e tyre që konfirmojnë dhunën e ushtruar.
Dhunës së ushtruar prej tij nuk i ka shpëtuar as nëna e tij. Mikesha të Anetës tregojnë se si ajo shkonte në klinikën qëndrore të stomatologjisë në Tiranë me fytyrëm të mbuluar me shall për shkak të plagëve dhe nxirjes që kishte pësuar nga goditjet e njeriut të sëmurë që sot drejton vendin. Janë disa nga ish-mikeshat e Anetës në atë kohë që e kanë konfimuar një fakt të tillë për “RD”, sikurse është fakt i njohur shtrimi i Ramës në spitalin psikiatrik të burgut disa herë përgjatë viteve ’80 dhe në dhomë mbahej i lidhur në krevat për shkak të rrezikut që paraqiste për pacientët e tjerë.