Partia Demokratike ka marrë vendimin për të qenë në seancën e nesërme parlamentare. Burime nga selia blu i thanë SYRI.net se, nesër opozita do të jetë në Kuvend për tu përballur me Edi Ramën.
Vendimi i grupit parlamentar të PD-së është që të jenë në parlament nesër për t’u përballur me Edi Ramën.
Sipas grupit parlamentar të PD-së, Edi Rama duhet të ishte përjashtuar nga parlamenti për fjalorin fyes ndaj shqiptarëve.