Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi: Skandal, Lindita të japë dorëheqjen

E mërkurë, 11 Prill 2018 17:44

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, kërkoi sot dorëheqjen e Lindita Nikollës nga posti i ministres së Arsimit.

Pas denoncimit të bërë në rrjetin social nga ish-Kryeministri Sali Berisha, mbi sjelljen perverse të një mësuesi matematike në një shkollë 9 vjeçare, kërkesa e menjëhershme ishte dorëheqja e ministres së arsimit.  

Anëtari i Komisionit të Medias, shkruan se ky është fundi i edukimit dhe se ky nuk është rast i devijancës individuale.

“Më skandalozja është se përgjegjësia mbetet në emra të veçantë, duke i trajtuar rastet si devijanca individuale. Pa mohuar ketë element, pesha më e madhe e së vërtetës qëndron tek pasiviteti dhe verbëria ministrore. Edukimi është përmbledhur në një orë formale si dhe në futjen e gupeve që nuk kanë asnjë tagër të imponojnë modele suksesi që nuk përputhen me vlerat, virtytin, të mirën, të vërtetën e të bukurën”, kishte shkruar ndër të tjera Boçi.

Komenti i Luçiano Boçit

FUNDI I EDUKIMIT

Shokuese videoja e mësuesit të matematikës në shkollën 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë.

Neveria nuk ka fund për ketë skenë.

Një goditje fatale psikologjike për fëmijët, por dhe figurën e mësuesit.

Rast i përsëritur rëndom përgjatë këtyre 5 viteve.

Degradimi dhe çorientimi total i edukimit në shkollat tona, po sjell në frekuecë të shtuar makabritete të tilla.

Më skandalozja është se përgjegjësia mbetet në emra të veçantë, duke i trajtuar rastet si devijanca individuale.

Pa mohuar ketë element, pesha më e madhe e së vërtetës qëndron tek pasiviteti dhe verbëria ministrore.

Edukimi është përmledhur në një orë formale si dhe në futjen e gupeve që nuk kanë asnjë tagër të imponojnë modele suksesi që nuk përputhen me vlerat, virtytin, të mirën, të vërtetën e të bukurën.

Mësuesi vazhdon të konsiderohet dhe trajtohet nga ministria si një keqbërës potencial dhe është shtyrë pothuaj me përdhunë drejt bjerrjes progresive të vlerave që duhet të mbartë. Pasojat nuk po vonojnë.

Ndërsa nxënësi shihet si një “kalimtar” që pëson çdo idiotësi, qoftë kjo subjektive qoftë kjo “reformatore” ministrore (idiotësi akoma më të mëdha), brenda një sistemi që ka zhdukur keqazi çdo tabu e kufi.

Kjo e ka spostuar në shumë raste tërësisht qendrën e orbitën e orientimit të tij mësimor e psikologjik.

Sigurisht mësuesi shqiptar nuk është as ky e as rastet si ky.

Janë me mijëra të përkushtuarit, të ndershmit e të vërtetët.

Por drejtuesit politikë të shkollave tona janë shumë të ndjeshëm ndaj sjelljes politike te tyre dhe aspak vëshgues të sjelljes së tyre në klasë.

Stimulojnë paaftësinë, servilizmin militant dhe promovojnë antivlerat e sjelljet asociale.

Nga ana tjetër, mungesa totale e vëmendjes ndaj marrëdhënieve mësues-prindër-nxënës si dhe mungesa e shërbimit psiko-social në shkolla, që mund të parandalojë me sukses çdo abuzivizëm, ka bërë që “çmenduri” të tilla të gjejnë terren e të shtohen.

Shkolla jonë duket se ka pushuar së edukuari. I ka humbur edukatori e i ka mbetur vetëm letërbërësi e transmetuesi i tekstit mësimor. Më mirë të themi:

Edukimi në shkollë ka marrë fund sepse i është goditur thelbi i funksionit të mësuesit dhe i shkollës.

Për këtë ka një përgjegjës.

Është titullari i ministrisë.

Nikolla duhet të dorëhiqet!!!!! FUNDI I EDUKIMIT

Nikolla duhet të dorëhiqet!!!!!

Modifikuar më E mërkurë, 11 Prill 2018 19:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...