×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Ja si i gënjeu “Lali Eri” qytetarët e Tiranës

E mërkurë, 11 Prill 2018 20:26

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook të hënën, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehu falenderimet e tij për gjithë ata që bënë të mundur që ai të nderohej me çmimin ‘kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom.”

“Marrja e çmimit “kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom” nga Komisioni Europian, më frymëzon për të vazhduar edhe më tej në këtë fushë të madhe të emancipimit, që të gjithë kemi nevojë,” shkroi Veliaj në Facebook.

Çmimi ‘kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom’ është pjesë e një projekti në Ballkanin Perendimor dhe Turqi, i cili ka si qëllim të mobilizojë komunitetet rome dhe të forcojë kapacitet e tyre në dialog me autoritet publike.

Ndryshe nga sa pretendon Veliaj, ky çmim nuk ka lidhje me Komisionin Europian, por jepet nga një OJF shqiptare në bashkëpunim me një rrjet organizatash simotra në rajon. Çmimi jepet nga organizata ‘Roma Active Albania’ dhe rrjeti i organizatave ‘European Roma Grassroots Organization’, ERGO.

Ceremonia e dhënies së çmimit u organizua në Parlamentin Europian si pjesë e ‘Javës Rome 2018.”

Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj të mërkurën një kërkese nga BIRN në lidhje me deklaratën e kryetarit Veliaj se çmimi i ishte dhënë nga Komisioni Europian.

Përveç Veliajt, çmimin si ‘miqësor me komunitetin rom’ e kanë marrë edhe kryebashkiaku Mico Micićc nga bashkia e Bijeljinas në Bosnje Herzegovinë; kryebashkiaku Blagoj Bochvarski i qytetit Stip në Maqedoni; Burim Berisha, kreybashkiaku i qytezës së Fushë-Kosovës; Snežana Matijevic, kreybashkiake e Tivatit në Mal të Zi; Latinka Vasiljković nga bashkia Odžaci në Serbia; si dhe Osman Genç, nga bashkia Canik dhe Hayri İnönü nga bashkia Şişli në Turqi.

Sipas një njoftimi për shtyp të ERGO për shpërndarjen e çmimeve, përzgjedhja e fituesve ishte bërë nga 7 juritë e pavaruara, të cilat përzgjodhën fituesit nga 49 aplikime.

Modifikuar më E mërkurë, 11 Prill 2018 20:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...