×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Berisha: Rama burracak, doli nga dera e nevojtores!

E Enjte, 12 Prill 2018 12:11

Ka përfunduar seanca e ditës së sotme, ku është shoqëruar me shumë debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputetët e opozitës, që në nisje, kanë kërkuar lirimin e 12 kuksianëve, që mbahen në burg, pasi janë arrestuar se protestuan kundër vendosjes së taksës për rrugën e Kombit.

Në përfundim të kësaj seance, ish-kryeministri Sali Berisha foli jashtë Parlamentit, teksa deputetët e opozitës nuk kanë lejuar që kryeministri Edi Rama të dalë nga dera kryesore.

Berisha tha se Rama është një frikacak, dhe si i tillë, doli nga Parlamenti nga “dera e nevojtores” (tualetit).

Berisha: Unë kam vetëm dy fjalë. Një përshëndetje të përzemërt, për të gjithë ata që po çojnë lart shpirtin e revoltës. Sot deputetët e opozitës nxorën Edi Ramën, nga dera e pasme e parlamentit. Të gjithë kuksianët, dibranët, veriorët e dinë, se çfarë do të thotë të dalësh nga dera e pasme e Shqipërisë, nga dera e nevojtores. /55News.al/

Modifikuar më E Enjte, 12 Prill 2018 12:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...