Banka Botërore jep alarmin: Një milionë shqiptarë jetojnë në varfëri, thellim i pabarëzisë

E Enjte, 12 Prill 2018 15:53

Banka Botërore e klasifikon Shqipërinë si vendin me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon. Sipas Bankës, një e treta e popullsisë shqiptare jeton me më pak se 5 dollarë në ditë, ndërkohë që në vendet e tjera kjo shifër është dukshëm më e ulët.

“Kjo shpjegohet me dy arsye: Rritjen nën potencial të ekonomisë dhe thellimin e pabarazisë”, thotë Kosta Barjaba, ekspert i çështjeve sociale.

Në tre vitet e fundit popullsia që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë është pakësuar me 3.1 për qind ose 88 mijë vetë si pasojë e rritjes ekonomike dhe punësimit. Por sërish mbi 940 mijë shqiptarë ngelen poshtë këtij niveli të ardhurash.

“Edhe kur merren masa të tilla, si vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël, duhet të mbahen parasysh efektet që ato kanë tek ky grup njerëzish”, thotë Kastrot Sulka, ish zv. ministër i Çështjeve Sociale.

Sipas ekspertëve ulja e varfërisë kërkon një rritje më të shpejtë ekonomike. Por ata thonë se edhe qeveria duhet t’i përdorë më mirë paratë e buxhetit, veçanërisht në fshat

“Nëqoftë se ne nuk do të investojmë në fasada dhe shatërvanë, por do të investojmë në fshat atëherë”, vijon Sulka.

“Në vend të ndihmës ekonomike mund të jepen grante për bujqësinë ku fshatarëve tu falen lopë ose bagëti. ndërsa për familjet në qytet, vendet e lira të punës, janë mbi 40 mijë vende t’u jepen atyre në ndihmë ekonomike”, thotë Barjaba. TCH

Modifikuar më E Enjte, 12 Prill 2018 15:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...