Anëtarja e LSI-së Braçes: “Je një kone e vogël që vetëm leh”

E Enjte, 12 Prill 2018 18:39

Anetarja e LSI-së Elona Guri ka reaguar në një status për shpërthimin e Erjon Braçes gjatë fjalës së tij në Kuvend këtë të enjte.

Ajo e ka krahasuar deputetin socialist me një “kone” , ndërkohë që e ka akuzuar këtë të fundit se ka vjedhur paratë e shqiptarëve nëpërmjet koncesioneve.

“Si një kone e vogël që vetëm leh kur shefi i thotë "skape", edhe sot nuk mund të mungonte angullima e Braçes. I mësuar të kuisë me komandë, si atëherë kur lau duart dhe të pasmet e shefit të tij nga sarina, edhe sot u mundua të shndërrojë “kokainën” në miell të varfërish.

“Këtij po, që i digjet shpirti për të pamundurit. Ashtu siç i digjet për paratë e shiptarëve që shkojnë në koncensionet korruptivo-kriminale të oligarkëve. Aq shumë shqetësohet sa ka dy vite që mban të bllokuar nismën antikoncension të LSI në sirtaret e tij, pa e shqyrtuar, se ende shefi i tij nuk i ka thënë, skape”, ka shkruar Guri.

Në fund, deputetja e ka paralajmëruar Braçen se nuk do mund ta marrë dot karrigen e ministrit.

REAGIMI I PLOTË:

Dy fjalë llafazanit Braçe

Si një kone e vogël që vetëm leh kur shefi i thotë "skape", edhe sot nuk mund të mungonte angullima e Braçes. I mësuar të kuisë me komandë, si atëherë kur lau duart dhe të pasmet e shefit të tij nga sarina, edhe sot u mundua të shndërrojë “kokainën” në miell të varfërish.

Këtij po, që i digjet shpirti për të pamundurit. Ashtu siç i digjet për paratë e shiptarëve që shkojnë në koncensionet korruptivo-kriminale të oligarkëve. Aq shumë shqetësohet sa ka dy vite që mban të bllokuar nismën antikoncension të LSI në sirtaret e tij, pa e shqyrtuar, se ende shefi i tij nuk i ka thënë, skape.

Po po, i digjet, si ju dogj edhe posti i ministrit se nuk kishte lehur dot aq fort, se aq takat ka i shkreti. Pas shtatë muajsh filloi të kujisë. I tha shefi, skape!

Këtij që mendon për të varfërit, që ende nuk ka shqiptuar një gërmë për kostot e transportit që iu rriten eksporteve të divjakasve, tërbufavse, gradishtiotëve, të gjithë fermerëve të Lushnjes me taksën e rrugës së Kombit, të asaj rruge që nuk ka lënë llum pa hedhur kundër saj.

Këtij i çahet zemra për të varfërit, aq sa nuk ka thënë asnjë fjalë për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të 30 mijë familjeve, se paratë e tyre duhet të shkojnë për të mbushur thasët e oligarkëve të shefit të tij.

Ah, këtij po i dhimbsen të varfërit, që nuk artikuloi asnjë fjali, kur dhjetra biznese u prishën në Golem, për t’i dhënë pamje vilës së shefit të tij.

Ky, Braçja i vogël, bëhet i madh, kur është puna për të justifikuar zullumet e shefit “Skape”, si me drogën që mbuloi vendin dhe turpëroi Shqipërinë, ashtu edhe për kontratat thellësisht korruptive për llogari të blerjes së votave, që shqiptarët t’i bëjë edhe më të varfër, aq sa edhe fëmijë të mos kenë guxim të bëjnë.

Edhe një diçka të fundit, mos u përdor si stanok, i shefit Skape, se deri aty i shkon e për atë të mban, se nuk e merr dot karrige e ministrit!

Modifikuar më E Enjte, 12 Prill 2018 19:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...