Deputeti demokrat i jep përgjigje mazhorancës për "narko-euron"

Premte, 08 June 2018 22:00

Deputeti demokrat Klevis Balliu i është përgjigjur deklaratave të mazhorancës se opozita e përdor politikisht çështjen e rënies së monedhës Euro. I ftuar në emisionin “Ekopolitikë” deputeti demokrat tha se prania e madhe e monedhës europiane lidhet ngushtë me kanabzimin e vendit. Sipas tij, në realitetin e sotëm , ky fakt pranohet edhe nga ekspertët e ekonomisë. “Partia Socialiste mundohet të ndajë kanbisizmin me cështjen e rënies së euros. Edhe ekspertët nuk e mohojnë këtë fakt. Ky është një fakt dhe ne nuk e kemi përdorur politikisht. Janë disa raporte të Bankës së Shqipërisë që ne ua kemi bërë të ditur. Ne kemi reaguar gjithmonë për narko-euron. Këtë e pranoi edhe ministri Ahmetaj” tha deputeti Balliu.

Deputeti demokrat solli shifra se si po pastrohen këto para të pista. Sipas Balliut , paratë e drogës po investohen në ndërtim. “Nëse do pyesnim Evisin, deputeten socialiste, se cila është kompania e huaj që ka ardhur në Shqipëri në këto 5 vite, do thotë që s'ka. Ndërkohë që investimet e huaja po hedhin më pak euro, si ka mundësi që kemi tepricë të monedhës. Ku u gjetën këto? Droga u shit jashtë, ndërkohë që paratë u sollën në Shqipëri. Sot kemi 2 milionë m2 ndërtim. Që nga pozicionimi i Erion Veliaj në krye të Bashkisë janë 271 leje ndërtimi” tha Balliu.

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 22:21
Login to post comments