Nga Ina Zhupa
Veliaj ka prezantuar projekt për turizëm në Kashar në 2016, por në fakt aty ka ndotje uji, mungesë rrugësh, grumbullime mbetjesh dhe asgjë që mund të konsiderohet atraksion.
Liqenin e Kasharit, Veliaj premtoj që do ta kthente në liqen atraksion për turiste, për sportet ujore dhe si plazh urban. Jo vetëm e premtoj por bashkë me Joni Babocin, drejtor i urbanistikës, (dhendri i Fatmir Xhafes për ata që nuk ju kujtohet) prezantuan projektin konkret se si do bëhej brenda 3 viteve. Ky investim rreth 1 milion dollar do i sillte përftime Kasharit rreth 10 milion dollar ( Video më poshte tregon premtimet boshe dhe propagandën e Veliaj- Baboci)Edhe në faqen e APR, agjensisë së Blendi Gonxhes është berë një guide që e ka klasifikuar këtë park si destinacion turistik.
Meqë erdhi vera, edhe nisi sezoni, shkuam të shikojmë këtë plazhin urban dhe destinacionin turistik që na ka thënë Veliaj në tv. Ndërkohe aty konstatuam që gjëndja e Liqenit është e pandryshuar prej shumë vitesh, asnjë ndërhyrje nuk është bërë nga Bashkia. Uji është shumë i ndotur dhe e pamundur që të bësh not pa rrezikuar sëmundje. Nuk ka asnjë mundësi për sporte të ndryshme ujore. Infrastuktura rrugore është jashtë cdo standarti. ( Video tregon qartësisht realitetin në liqenin e Kasharit) Investimi duket që është zero dollar dhe Liqeni i Kasharit është larg të qenurit mikpritës për turistë por edhe për vetë banorët e zonës.
Më pak gënjeshtra dhe propagandë dhe më shumë investime dhe punë do i shërbenin vërtet Kasharit.