Shembja e teatrit, Rama e mbajti fjalën, Kumbaro gënjeu, ja faktet skandaloze

Diel, 10 June 2018 13:43

Departamenti Antikorrupsion ne PD ka denoncuar para pak minutash aferen per shembjen e teatrit dhe ku ben te ditur dhe fakte konkrete te avancimit te ketij projekti, ose shembjes se para;ajmeruar, pavaresisht fjaleve boshe te ministres Kumbaro dhe Edi Rames. 

Ja denoncimi i Lealba Pelinkut shefes se Departamentit Antikorrupsion ne PD ne FB
“Rama prezantonte projektin, Kumbaro çirrej në Komision se bëhej fjalë vetëm për një projekt-ide dhe se do të vijohej me hapat e tjerë.
Por më kot çirrej Mirela se do të vijohej sipas procedurës ligjore. Gënjeu duke e ditur që shefi i saj mendjen e kish ndarë dhe asaj i takonte të mbante këtë barrë mashtrimi publik.
Pra, “Fusha” shpk, pa ia kërkuar kush, paguan studion e huaj për projektin e Teatrit Kombëtar pas shembjes si dhe të zonave përreth. Këtë projekt ia paraqet znj. Mirela.
Projekti në fjalë e kalon klasën mbas vlerësimit që i bën kryeministri. Mirë që e kalon klasën, por, po sipas kryeministrit, s’ka sesi të ketë projekte të tjera më të mira (aspekt ekonomik, urbanistik, social, kulturor, etj.), e rrjedhimisht nuk ka nevojë as për konkurs/garë.
Teatrin Kombetar të rilindur do ta bejë askush tjeter veç “Fusha” shpk!!! Jo vetëm që do ta bëjë “Fusha” shpk, por edhe me kushtet dhe afatet që vendos “Fusha” shpk!
Sa për legjislacionin e fushës në fuqi, çdo ligj mund të miratohet sot, derisa nuk ka kush ta gjykojë kushtetueshmërinë e tij.
Ndaj, sa e pamasë është paligjshmëria e këtij negocimi Rama-Fusha-Velaij, po aq është përligjja e rezistencës me të gjitha format, që i duhet bërë këtij plani të pastër klientelist”.

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 13:50
Login to post comments