Deputeti i Partisë Demokratike Romeo Gurakuqi përmes një statusi në FB ka bërë thirrje për ta ndaluar Edi Ramën në arrogancën e pashoqë ndaj qytetarëve, me pushtetin që ka nën kontroll duke bërë thirrje që nëse kjo nuk ndodh që ët ndalohet sot, Shqipëria do të reduktohet në një kujtim të zbehtë të një kohe të largët.
Ja reagimi i deputetit Gurakuqi ne statusin e tij FB
“Nese nuk do te ndalet sot, ai gradualisht do ta reduktoje Shqiperine e ndritshme te Pashko Vases dhe Sami Frasherit, shtetin e arsyeshem te Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, ne nje kujtim te zbehte te nje kohe te larget. “Talenti” destruktiv i artistit te pa-arrire, pasioni i tij politik per mbisundim, ambicia e shfrenuar per para dhe pushtet te pakufizuar, mund t’i sjellin Shqiperise, Shtetit dhe Shoqerise, pasoja te pakthyeshme dhe shperberje strukturore.
Regjimi i Edi Rames eshte fajtori kryesor per renien e ligjit dhe rendit publik, shpopullimin, erresiren, dobesimin e shtetit dhe se fundmi shkombetarizimin e vendit”